Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

28 Mars 2025, 21:09Kulturë TEMA
Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar.

Edhe këtë vit, Kosova ka hapur atje stendën e shitjes dhe ndërkëmbimit të librave, e cila u përcoll me vizitorë të shumtë.

“Në ditën e hapjes se Panairit te Librit në Leipzig, stenda e Kosovës pati vizitorë të shumtë, të cilët u informuan për së afërmi me titujt e librave te ekspozuar te autorëve nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Panairi i librit në Lajpcig është vizituar nga delegacioni nga Shqipëria e cila paraqet aty eksportet më të rëndësishme në fushën e romanit. A.K./TemA

Lini një Përgjigje