Kurbini u kthye në qendër të artizanatit dhe traditës shqiptare, ku dhjetëra artizanë nga mbarë vendi u mblodhën në një atmosferë festive për Panairin e VI Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë Kurbin.
Në sheshin kryesor të qytetit të Laçit u ekspozuan produkte të punuara me mjeshtëri, duke përfshirë veshje tradicionale, qilima, punime druri dhe shumë artikuj të tjerë artizanalë.
Panairi u ndoq nga dhjetëra qytetarë të Kurbinit dhe zonave përreth, të cilët jo vetëm shijuan larminë e produkteve, por gjithashtu u argëtuan me programin artistik të shoqëruar me këngë, valle e muzikë tradicionale kurbinase dhe nga treva të tjera të vendit.
“Vij nga qyteti i Elbasanin. Unë sot në këtë panair kam ekspozuar qilima të punuar me tezgjah që janë 100 për qind të punuar me lesh dele. Jemi një familje trashëgimtare e hershme dhe gjithmonë do të vazhdojmë ta ruajmë këtë traditë”, tha qytetarja.
“Vij nga qyteti i Berati dhe merrem me kostumet tradicionale”, tha një tjetër.
“Vij nga Mirdita, ekspozoj rrobat tradicionale mirditore, të vjetra dhe të reja”, tregoi një tjetër.
“Artizanet e Beratit kanë rishfaqur dhe një herë ato vlera që kanë fjetur të heshtura, në gjithë këtë rrugë që ne kemi qenë në lëvizje“, tha qytetarja.
I kthyer ne tradite Panairi Kombëtar i artizanatit mbetet një pikëtakim i rëndësishëm për promovimin e trashëgimisë dhe vlerave artizanale shqiptare. - RTSH-
Lini një Përgjigje