Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar si një nga mendjet më të mëdha shqiptare.
"Sot ndoshta mendja më prodhimtare ndër shqiptarë, ndaloi së menduari. I dhimbshëm lajmi për ndarjen fizike nga jeta të Rexhep Qoses.
Një intelektual i përmasave mbarëkombëtare e përtejkombëtare, atdhetar i pashoq dhe shkrimtar i pakohë. I paharruar qofsh përgjithmonë profesor Rexhep Qosja!" shkruan Peleshi në Facebook.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje