Pengmarrja e Qendrës “Dea”, kompozitori Dizdari: Arti e kultura sot po dhunohen! Institucionet të reagojnë

22 Prill 2022, 14:38Kulturë TEMA

Pengmarrja e Qendrës “Dea”, kompozitori Dizdari: Arti e kultura

Edhe pse qendra “Dea” në Ksamil prej kohësh mbahet e zaptuar kundrejt administratorit të saj Limos Dizdari, duket se institucionet kanë heshtur.

Kjo ka bërë që avokati i Dizdarit, Sokol Luca, t’i dërgojë një letër kreut të Qeverisë, ministrave dhe drejtuesve të organeve të Drejtësisë.

Në faksimilen që disponojmë, Luca shprehet se përveç ambienteve të qendrës, padrejtësisht po mbahen të pushtuara edhe qindra vepra arti e instrumente muzikorë me vlerë të lartë.


Lidhur me këto objekte, dhe investimin e kryer nga kompozitori i njohur, letra shton pyetjen nëse mban përgjegjësi ndonjë institucion për ‘pengmarrjen’ e tyre?!

JavaNews përcjell më poshte letrën e plotë:

7 Komente

  1. 1
    1

    Degjojme me vite per kete histori.A ka dijeni kush si eshte puna e kesaj qendre?Z.Dizdari eshte pronari apo e kishte mare ne perdorim?

    Përgjigjjuni
    1. S
      S'ka kohe Shteti te merrem me Art e muzike

      Nuk po ja dalin dot me Picken e Demokratise salih berisha ilir meta , 30 -vjet nuk ka asnji dite pushim Shteti te merret me gjera qejfi ,sepse ka per detyre sublime nga ky popull te ndertoje Demokracine ,jo te harxhoj kohen me ca gerrnetaxhinj e vijolina e piano etj . Behuni pak te ndergjegjshem jo kaq kshu ! Do ndertojme Demokracine per kte behet Lufte 30-vjet me radhe ,me Anal istet si Garda e salih brishes dhe ilir metes dhe toph strafullaqis qe mbushin mediet . Lufte o shok ,i thone Lufte ,i thone Demokraci .Kush ka me shume Fuqi ben me shume pasuri ,e te qi mu ne art dhe kulture se j kerrcet nme raki e tallava qe i duket jeta ne Shqiperi Marshallah . Eeeeeeee thirrini mendjes Demokracia eshte e para pas saj vjen Dhia

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albert

        Limos Dizdari, kompozitori i mirenjohur, eshte perfaqesues i kultures, dhe si i tille ai mbi nje rrenoje te para 20 vjeteve ne Ksamilin e larget ka ngritur nje "permendore kulture", qendren kulturore Dea. Kete e ka realizuar duke investuar ne te gjithe pervojen e tij te jetes, pa marre ne sy rrezikun, duke lene shtepi e katandi ne Tirane, per te jetuar ne Kasmil se bashku me banoret e tij. Sot ky fshat i dikurshem, edhe ne saje te qendres kulturore Dea, nje veper e mrekullueshme arti, perfaqesojn nje "qyteze"- burim pasioni e atdhedashurie, burim dijeje e lulezimi talentesh te reja, burim takimesh deri nderkombetare mes artistesh. E cili qytet ne Shqiperi , nuk po themi cili fshat, ka bere kaq shume per kulturen sa qytetari Limos Dizdari, se bashku me bashkeshorten e tij, pianisten e njohur dhe padagogen e shkelqyer Adriana Priftuli Dizdari. Apsolutisht, asgje. Kush e ka vizituar qendren kulturore Dea, ku Limosi ka dershur milionat e jetees se tij te ligjshme, pra asnje kacidhe te vjedhur e te pamerituar, ka mbetur i mahnitur. E kush nuk do, ne emer gjoja te ca procedurave, ca letrave, ca te ashtuquajura "dokumente pronsie" te mos vere dore mbi kete pasuri kombetare. Ujqerisht po sillen disa njerez mi kete veper arti, duke shfrytezuar edhe heshjen e institucioneve. I favorizon per kete edhe qendrimi i kryeministrit Edi Rama, me te cilin dikur, mese 20 vjet te shkuara, ka pase disa kontradikta per te cilat nuk ja vlen te zgjatemi. Limosi nuk eshte natyre puthadore, nuk di te beje lajka e as te lutet te Rama, "Aman, zoti Kryeminister, me shpeto nga belaxhijte"' qe po masakrojne qendren kulturore Dea". Eshte detyre e kryeministrit qe te vere dore. Nese nuk e ben kete, Ksamili nuk do te jete ai qe ka qene, kultura do te merre nje mesim te keq, qendra Dea nuk do te ekzistoje. Kush humbi ne kete rast? Limosi? Kurresesi, jo. Humbi respekti per djersen e derdhur ne kete fushe delikate te jetes, sic eshte arti, nga keta dy artiste, Limosi e Adriana, forca e shembullit te tyre, per te cilen ka nevoje shume ky vendi yne i vogel. Si qytetar i bej thirrje zotit Edi rama te angazhohet qe qendra kulturore Dea te ruhet, qe Limos Dizdari te respektohet, qe shembulli i tij si artis qe la Tiranen e ndertoi jeten ne Ksamil vetem si "punetor i pashembullt" i kultures te pergjithesohet.

        Përgjigjjuni
        1. q
          qytetar

          Albert ! Kur thua permendore d.m.th. diçka ka vdekur.

          Përgjigjjuni
        2. N
          Niku

          Avokati qenka analfabet. Gjynah, se do ta marre ne qafe kot.

          Përgjigjjuni
          1. h
            hasani

            Vertete me duket cudi si pushtuesi thote me kane pushtuar pronen te cilen nuk e ka zoteruar asnjehere, me perjashtimm te periudhes se pushtimit. Turp per nje te quajtuar intelektal. Prona eshte e pronarit dhe nuk ka zaptues qe ta zaptoje, pavaresisht se cfrae titujsh apo pseudonimesh ka.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Platon

              Ku e gjeti pronari atë pronë, me dokumenta fallso?! Ksamili nuk ka patur asnjë banor. Ky vend u bë i banueshëm në kohën e Enver Hoxhës, në vitin 1970. Atje nuk banonte askush nuk kishte ujë të pijshëm, as rrugë dhe asgjë tjetër. Qendra "Dea" është monument i gjallë kulture dhe vepër e kompozitorit të shquar, Limos Dizdari, që e ka marrë në përdorim nga shteti për 99 vjet. Ky monument ka në themelin e tij mundin dhe sakrificat e të nderuarit Limos Dizdari dhe të gruas së tij. Monumenti ka një vlerë të padiskutueshme historike, kulturore, gjeografike dhe etnografike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo Qendër për nga vlerat është një Butrint i Dytë në Rajonin e Jugut të Shqipërisë, por sulmohet nga bandat politike dhe korruptive për ta grabitur, për ta bërë qëndër biznesi, për të nxjerrë fitime turistike, për ta bërë qendëf trafiku nga të pangopurit që mendojnë vetëm dhe vetëm si të fryjnë zorrën! Këtu qëndron e gjithë çështja. Limos Dizdari është në të drejtën e tij. Objekti, që ai ka marrë në përdorim, para ndërrimit të sistemit ka qenë Shtëpi Kulture për komunitetin e ardhur aty në kohën e Enver Hoxhës. Edhe sot kjo Qendër i shërben kulturës, argëtimit dhe përgatitjes së talenteve muzikorë nga të gjitha trevat shqiptare nën kujdesin e familjes Dizdari. Për çfarë arësye bindëse një objekt shtetëror, për një qëllim të pastër kulturor dhe etnografik, kërkohet të grabitet në mënyrë banditeske?! Drejtësia ka në dorë fakte dhe arësye për të folur dhe vendosur në favor të z. Limos Dizdari. Le të sjpresojmë!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje