Ndërron jetë piktori i madh shqiptar Omer Kaleshi

17 Prill 2022, 13:48Kulturë TEMA

Ndërron jetë piktori i madh shqiptar Omer Kaleshi

Piktori i madh shqiptar me origjinë nga Kërçova, Omer Kaleshi, nuk jeton më. Lajmin e jep miku i tij Luan Rama, i cili thotë se piktori autoportretin e fundit e la mbi kavalet, pa mundur ta përfundojë.

Omer Kaleshi ishte një piktor me famë botërore, i lindur në 1932 në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut. Pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Paris ku vazhdon të krijojë, ekspozojë dhe të jetë vazhdimisht i kërkuar për tablotë e tij.

Kaleshi ishte anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut.

Omer Kaleshi nuk arriti ta mbarojë autoportretin e tij!

Dy ditë parë duke folur me video me Omer Kaleshin më pyeti se kur do të shkoja ta shikoja në shtëpinë e tij në Stamboll. Në fillim të majit, i premtova. Por sot mora vesh se dje miku im i mrekullueshëm nuk do ti shihte më krijimet e tij, pikturën që aq shumë e deshi. Një piktor që nuk punon thua se ka vdekur, më thoshte shpesh në spital si ta ndjente këtë. Dhe kishte të drejtë.

Njëzet vjet më parë kisha shkuar me të të shikonim varrin e prindërve të tij rrethuar nga selvitë jo larg Bririt të Artë. Më së fundi Omer Kaleshi shkoi dje të përshëndesë atin dhe nënën e tij pranë Bririt të Artë, buzë Bosforit.

Atelieri i tij mbeti jetim përjetësisht. Ai nuk do të lutet më para tyre, pasi krijimi për të ishte një lloj lutje. Autoportretin e fundit që la mbi kavalet, mbeti i pambaruar!

në ritin e tij piktural ballë kavaletit

suretet e tij janë tablo, koka

dervishë që kanë pirë verë në tryezën e tij të drunjtë,

fqinjët poshtë ndjejnë këmbët e tyre që rrahin,

atelieri i ngjan një skene hyjnore,

veç një këmbë me një çorape nderet në tavan,

koka e Jezusë e shikon paqësisht nga një ikonë ortodokse,

bariu në miniaturë ka kohë që fle mbi oxhak,

«ney» kumbon dhe shpërndahet me hare tej dritares,

Omeri lutet i përkulur mbi paletë,

me spatulën e tij rrëmben pak të zezë,

pastaj të gjelbërt të zezë okër

dhe dansi bektashi vazhdon gjer në ag

«Ne jemi vetë Zoti», thonë dervishët

«sepse Zoti është brenda nesh»,

pastaj ata braktisin tablotë në korniza

dhe sillen rreth atelierit në ekstazën e tyre,

në vorbullën mistike që ngrihet lart,

Omeri lutet gjithnjë me heshtjen e tij proverbiale

me spatulën e tij në atë dorë ngritur

si një muzikant popullor ardhur nga rruga e gjatë e Konjas

Omeri lutet bashkë me dervishët e tij

që krijohen nga paleta e tij e zjarrtë…

4 Komente

  1. T
    Tolja

    Po sikur titulli te ishte pa " i madh" a do ti prishte pune autorit apo vete te ndjerit?....

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baliu

      Trupin ne Europe e koken ne Stamboll, "madheshti" e papare!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        pikturonte koqe turku

        Përgjigjjuni
        1. q
          qytetar

          Promovimi nga Luan Rama e zbeh figuren e tij me fame Botrore. Sidoqofte paste lene Jete.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje