“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

6 Qershor 2025, 12:36Kulturë TEMA
“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

Statuja ‘Peshkatari” është dëmtuar së fundmi edhe pse vetëm pak kohë më parë u rivendos e restauruar pasi ra pre e shkatërrimit.

Amfora fotografoi veprën të enjten ku konstatoi se skulptura e “Peshkatarit” është dëmtuar në pjesën e kallamit që ndodhet në duartë e veprës simbolike.

Nuk është hera e parë që skulptura e ‘Peshkatarit” që ka në qendër të veprës një imazh burri në bronz duke peshkuar të dëmtohet.

Edhe këtë herë veprës simbolike i është dëmtuar kallami, duke i’u harkuar dhe prishur në pjesën fundore.

E realizuar nga skuptori Dylber Neziri, kjo skulpturë urbane u vendos buzë detit në vitin 2016 duke u shndërruar në një simbol për qytetin.

Në zonë janë dëmtuan së fundmi dhe vepra “Gladiatori”, skulpturat e Tina Turner dhe John Lennon, të vendosura në fillim të shëtitores “Taulantia”, pjesë e kompleksit artistik urban të figurave të njohura të muzikës botërore.

Por, me gjithë këto raste të  përsëritura autoritet nuk po ndërmarrin asnjë veprim për  masa mbrojtëse për hapësirat urbane të qyteti.

/RTVORA/

2 Komente

  1. J
    Jimi

    Ne Shqiperi lulet i hane vetem gomaret !

    Përgjigjjuni
    1. P
      Policia ishte tu kollollofit sallom e pi birr

      vandalet zbarkuar nga shpellat ne Durres,i pelqejn skluptura ndryshe nga kjo e Peshkatarit .Ata dun sklupturen e saliut me cfurk ne dore lart mbi nji Mamuth rrethuar nga shpellare demokartik, me dhembet mprehur qit jashte ,drejtuar Kafshes Primitive .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje