"Pikë Uji" shkon në Oscar: Një sukses i merituar apo një përzgjedhje formale?

18 Shtator 2024, 13:59Kulturë TEMA
"Pikë Uji" shkon në Oscar: Një sukses i merituar apo

Filmi i Budinës u prit me interest ë jashtëzakonshëm në premierë që u pasua me të njëjtin interes në mbushjen e kinemave por a ka ky film fuqinë për të qëndruar përballë prodhimeve të tjera ndërkombëtare

Budina: Shpresojmë që 'Pikë Uji' do të prekë zemrat e një audience globale, duke nxitur reflektim mbi vlerat universale të familjes dhe drejtësisë

"Jam thellësisht i nderuar që 'Pikë Uji' është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në çmimet Oscar. Ky film është fryt i një pune intensive dhe pasionante, ku kemi synuar të eksplorojmë thellësisht psikologjinë e një nëne të fuqishme përballë sfidave ten je sitstemi te korruptuar. Përzgjedhja për Oscars është një njohje e rëndësishme jo vetëm për ekipin tonë, por për të gjithë kinematografinë shqiptare. Shpresojmë që 'Pikë Uji' do të prekë zemrat e një audience globale, duke nxitur reflektim mbi vlerat universale të familjes dhe drejtësisë", me këto fjalë regjizori Robert Budina ka lajmëruar suksesin e filmit të tij Pikë Uji përmes përzgjehdjes së tij si përfaqësues i Shqipërisë në Oscar.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në premierë dhe shfaqjen në kinema çdo ditë, QKK përzgjodhi filmin Pikë Uji për ta përfaqsuar Shqipërisë në Oscar.

Regjisori Robert Budina e ka përshkruar përzgjedhjen e filmit të tij Pikë Uji për të përfaqësuar Shqipërinë në Oscars si një nder të madh për kinematografinë shqiptare. Me fjalë që përçojnë krenari dhe entuziazëm, ai thekson rëndësinë e filmit në trajtimin e temave universale të familjes dhe drejtësisë, duke shpresuar që ky mesazh të prekë zemrat e një audience globale.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) ka përzgjedhur filmin për të përfaqësuar Shqipërinë, por kjo nuk është hera e parë që kinemaja shqiptare përballet me pyetje të tilla. Ndërsa sukseset e tij në premiera dhe shfaqjet e përditshme në kinema janë një tregues mjaft pozitiv, nuk duhet të harrojmë se rruga drejt Oscar është e vështirë dhe kriteret janë tejet strikte.

A i plotëson "Pikë Uji" këto kritere? A ka ky film atë fuqi për të qëndruar përballë prodhimeve të tjera ndërkombëtare?

Ndërsa e gjithë kinematografia shqiptare shikon me shpresë këtë përzgjedhje, mbetet për t’u parë nëse ky film do të jetë në gjendje të përmbushë pritshmëritë e ngritura dhe të nxjerrë në pah të gjitha cilësitë që e bëjnë një vepër kinematografike të denjë për Oscar.

1 Komente

  1. k
    kirurg

    Ç'rëndësi ka nëse filmi i përballon kriteret strikte të konkurrencës ndërkombëtare për të merituar Oskarin? Rëndësi ka që Budinave t'u hidhet një kockë (punë e madhe për dinjitetin e filmit shqiptar!) që të heqin dorë nga "rezistenca idiote për teatrin", të mos ia çajë më kokën qeverisë tani që teatri i ri po ndërtohet dhe duhet inauguruar...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje