VIDEO/ "Kurrë s'mund të shkëputet njeriu nga ajo që merr me vete, e kaluara e vet"/ Isa Qosja rrëfehet!

18 Shtator 2024, 10:08Kulturë TEMA
VIDEO/ "Kurrë s'mund të shkëputet njeriu nga ajo

Regjisori i njohur shqiptar Isa Qosja dhe njëkohësisht vëllai i shkrimtarit të madh Rexhep Qosja ka dhënë një intervistë në RTSH me gazetaren Elsa Demo ku ka folur ndër të tjera dhe për diferencën që bën politika në aktin krijues.

Qosja, nga pikëpamja autoriale kinematografike ka bërë diferencën kreative mes Kosovës të okupuar nga Serbia dhe Kosovës së lirë.

Për të ka një diferencë të madhe e cila është e vështirë të përshkruhet me fjalë pasi sipas tij ajo mbart dhe kujtime me vete.

Këto kujtime nuk i ngjajnë njëri tjetrit dhe janë të shkëputur nga trauma, trauma është diçka tjetër e cila është më herë dhe ajo është diçka negative, ndryshe nga kujtimet personale që mund të jenë dhe pozitive.

« Nuk  mund të shkëputet njeriu kurrë nga ajo që merr me vedi, ne marrim me vedi kujtimet, ne marrim me vedi nga puna jonë të kaluarën tonë, ne marrim me vedi në profesionin tonë shumëçka që kemi realizuar më herët, edhe nga studimet, e mos të flasim nga projekte të cilat kanë ardh ma von kështuqe nuk mund të jetë shkëputje e përgjithshme gjithë ajo por që autorësia fillon të vijë në shprehje në atë moment kur ti nuk ndin atë përgjegjësi që e ndinim përpara kur ishim nën okupim »- tha Qosja, autori i sa e sa filmave për të gjithë zhanret si përshembull “Kukumi” apo “Proka”.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje