Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bëri me dije se po punohet për zbatimin e projektit “Përmirësim i turizmit potencial kulturor, nëpërmjet ndërhyrjes në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë”, për ndërhyrjet konservuese-restauruese në katër objekte unikale të trashëgimisë tonë kulturore në Voskopojë dhe Vithkuq, përkatësisht në Kishën e Shën Prodhromit, Kishën e Shën Marisë, Kishën e Shën Mëhillit, Kishën e Shën Pjetrit dhe Pavlit.
Punimet për konservimin e pikturave murale, të cilat po kryhen nga restauratori Adrian Çene dhe ekipi i tij, konsistojne kryesisht në ringjitjen e shtresave pregatitore, konsolidimin e pelikulit piktorik, pastrimin nga depozitimet dhe mbushjet e çarjeve.
Specialistët e Sektorit të Artit në IKTK po ndjekin në vijimësi nga afër zbatimin dhe ecurinë e këtyre ndërhyrjeve. Financues i ketij projekti eshte Fondi Shqiptar i Zhvillimit. A.K./TemA
nje bravo per orthodhokset qe kan len nje trashegimi te madhe kulturore ,,,,
Nuk na thoni thoni dhe per trashegimin kulturore qe na kan le myslymanet ,,,xhamit minaret dhe teqet ,,,,apo nuk doni ,,,,jemi dhe shumica ,,