Teatri Operës nis sezonin e ri, shfaqja e parë sjell Beethoven dhe Mozart, në fundjavë vjen “Liqeni i Mjelmave”

18 Shtator 2024, 13:23Kulturë TEMA
Teatri Operës nis sezonin e ri, shfaqja e parë sjell Beethoven dhe

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka çelur zyrtarisht sezonin e ri artistik, nën tingujt e dy prej gjigantëve të kompozimit botëror, Beethoven dhe Mozart.

Por kjo shfaqje është vetëm fillimi i një kalendari të ngjeshur, ku parashikohen një sërë premierash por dhe rivëniesh, për të përcjellë sërish tek publiku muzikën lirike, baletin apo këngët e vallet e  ansamblit.

“Më datat 20-21 shtator baleti Preljocaj rikthen veprën “Liqeni i Mjelmave” për t’i hapur rrugën kështu të tjera shfaqjeve që do të vijnë të interpretuara nga trupa e baletit”, tha Etrita Ibrahimi.

“Ndërsa për artdashësit e muzikës tradicionale, ansambli do të vij me  koncertin e parë te këtij sezoni që mban titullin “Kur këndojnë bylbylat” e që do të bëj bashkë disa nga emrat më të njohur të muzikës popullore”, tha balerina Adela Muçollari

“Perdet e skenës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të hapen thuajse çdo fundjavë për publikun, përmes shfaqjeve të larmishme që do të interpretohen përgjatë këtyre muajve deri në fund të vitit”, deklaroi Alban Tahiri, drejtor Artistik i Ansamblit. /vizionplus.tv

Lini një Përgjigje