PIKTURA E DITËS: "Kambanarja e Kishës së Shëndëlliut"- Autor, poeti Lasgush Poradeci

16 Dhjetor 2025, 17:57Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Kambanarja e Kishës së

Më lart shfaqet një skicë e autorit dhe poetit Lasgush Poradeci, që tregon kambanaren e Kishës së Shëndëlliut në Voskopojë, dhe si duhet të dukej ajo sot.

Kisha e Shëndëlliut, e njohur edhe si Kisha e Shën Ilias, u ndërtua në vitin 1751. Ajo është e tipit bazilikal dhe ndahet në tre nefe me dy rradhë kolonash. Ka një lartësi prej rreth 11.5 metra, gjatësi 20 metra dhe gjerësi 13 metra.

Kolonat e saj janë prej guri dhe lidhen me harkada gjatësore, mbi të cilat ngrihen mure që veçojnë hapësirat e nefeve qendrore dhe hapësirat anësore.

Nefi qendror ndriçohet nga dritare të hapura në nivelin e çatisë së nefeve anësore. Ndërsa hajati, narteksi dhe oborri i kishës që dikur rrethohej me mure mbi të cilat ngrihej kulla e kambanares, nuk ekzistojnë më.

/MAPO/

1 Komente

  1. Q
    Qaniu

    PO XHAMIJA E HAJREDINIT SA E BUKUR ESHT

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje