Titulli: Kush e solli Doruntinën
Autori: Anesti Taci
Teknika: Vaj
Përmasat: 110 x 100 cm
Viti: 2009
Piktura “Kush e solli Doruntinen” e piktorit të njohur Anesti Taçi është një homazh figurativ ndaj novelës së Ismail Kadare me të njëjtin titull. Realizuar në teknikën vaj, me përmasa 110 x 110, piktura është realizuar në vitin 2009, grafisti dhe artisti i njohur figurativ.
Balada “Kostandini dhe Doruntina” si njëra ndër krijimet më të vjetra folklorike shqiptare, para së gjithash është një legjendë përmes së cilës i këndohen lavde besës shqiptare, zotimit apo fjalës së dhënë, të cilën as dheu nuk e qas dot. I madhi Kadare këtë legjendë e ndërtoi me të një triller tërheqës, duke filluar nga kalërimi misterioz i vëllait me motrën e tij, ndërsa tabloja e mjeshtrit Anesti Taçi përpiqet të përshkruajë pikën më kulminante kur zotëmi i pamundur në realitet nis dhe realizohet.
Kjo pikturë është bërë pjesë e albumit luksoz “100 Imazhe – Veprat e Kadaresë në Artin Figurativ Shqiptar”, botuar nga UET Press më 28 janar 2026, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh. Po ashtu, në vitin 2025, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Kadaresë (1 korrik 2024), UET Press botoi albumin “100 Portrete – Kadare në Artin Figurativ”, ku shkrimtari vjen i portretizuar nga penelat e piktorëve të shquar shqiptarë si Kilica, Dilo, Fushekati, Dine, Ahmeti e të tjerë.
Të dy albumet janë pjesë e projektit 5-vjeçar të UET Press “Kadare në Artet e Tjera”, i cili synon të sjellë, përmes dokumentimit dhe hulumtimit shkencor, ndikimin që shkrimtari dhe letërsia e tij kanë pasur në artet shqiptare që nga fillimet e krijimtarisë së tij e deri më sot. /Mapo.al/
Un kur isha 17 vjeç gjeta njē rolex orē, dhe ngaqē zinxhiri ishte i madh, mu thye nga dora dhe pa dije pēr vlerēn e orēs ,e hodha nē plehra.Njē burrē para disa vitesh, tek po hidhte mbeturinat, gjeti njē piktur te kazani, ku ishte origjinale dhe piktur e lashtē, arriti ta shes 200 miliom euro.