Të gjithë e njohim për pasionin që ka në trajtimin e peizazheve të natyrës, duke zbuluar bukuritë shqiptare në të gjitha viset e vendit, ndërsa tani, shohim se piktori Pashk Përvathi jetëson me po të njëjtin pasion edhe sheshin Skënderbej.
Duket si një fotografi e ditës. Por në fakt është një pikturë origjinale e sapopërfunduar që vetëm mjeshtëria e rrallë si ajo e Pashk Përvathit mund ta realizojë. Piktura e qendrës së Tiranës është porositur dhe piktori ka preferuar të ruajë anonimatin e tij.
Kjo ka qenë edhe filozofia e piktorit të mirënjohur, i cili solli në një miniaturë të një Shqipërie të ardhur përmes ngjyrave, ku herë përballesh me një ndezje të tyre, ndërsa ngjyrat janë edhe ngjyra neutrale. Është Shqipëria, të cilat shpesh harrojmë dhe kujtohemi sa e bukur është, vetëm kur e shohim emrin në ndonjë media tjetër.
Teksa i ka rënë anembanë trojeve dhe viseve shqiptare, veprës së Pashk Përvathit nuk kishte sesi t’i mungonte qendra e Tiranës.
E gjithë krijmtaria ime - thotë piktori - orientohet nga e bukura, sepse e bukura në art, është një mrekulli për atë që e bën dhe për atë që e shijon.
Pashk Përvathi , i lindur më 27 shkurt 1958 në Manati të Lezhës, debutoi që kur ishte 21 vjeç në Ekspozitën Kombëtare të vitit 1979 me veprën "Vjeshtë në Manati".
Në vitin 1983, ai çeli ekspozitën e tij të parë vetjake dhe më vonë studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë për Pikturë Monumentale.
Pas diplomimit, Përvathi ka marrë pjesë në shumë ekspozita personale dhe grupore në Shqipëri dhe jashtë saj duke fituar çmime të shumta. Vepra e tij është e veçantë sepse pëlqehet gjerësisht nga publiku, shkruan liberale.
Sheshi Skënderbej - vepër e pashk pervathit?! Çfarë keni pirë?!