PIKTURA E DITËS: "Tirona e viteve 30"- Tablo e piktorit Shpëtim Reçi

19 Shtator 2025, 15:22Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Tirona e viteve 30"-  Tablo e piktorit

“Tirona e viteve '30” e Shpëtim Reçit sjell me nostalgji atmosferën e kryeqytetit të dikurshëm. Tabloja përcjell një ndjesi qetësie urbane, përmes një palete të ngrohtë dhe të kujdesshme në detaje historike.

Shpëtim Reçi është biri i piktorit dhe aktorit të njohur Hasan Reçi. Ai ka lindur dhe është rritur në një familje me traditë artistike. Shpëtimi ka ruajtur me kujdes arkivën dhe trashëgiminë krijuese të të atit.

Ai është një prej zërave më këmbëngulës në mbrojtje të figurës dhe veprës së Hasan Reçit.

Ka ndihmuar në rikthimin e vëmendjes institucionale mbi veprat e tij, të cilat qëndronin të fshehura prej vitesh në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Ka dëshmuar në media për kontributet artistike të të atit si në teatër ashtu edhe në pikturë. Përmes përpjekjeve të tij, emri i Hasan Reçit po rikthehet në kujtesën kulturore shqiptare. /LIBERALE/

4 Komente

  1. R
    Ramazan Beka

    Bravo.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironci

      Cfare godine ikone ka prishur diktatori,...ne gjurmet e tij vazhdojne dhe diktatorucet qe e pasuan deri me sot.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zgjohuni, historia duhet rishkruar me t’këqiat e t

        I lumtë, të rikthejsh në kujtes vlerat artistike të tatës, është sa dashuri aq dhe vler për familien edhe artdashësit, që historin e bën lomsh mijt e kënetave dhe mostrat e tyre. Qofsh i nderuar për c’ka bon për tatën e artin dhe kulturën.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kohëra të shkuara

          Shumë pikturë e bukur. Ndërtesa është Bashkia e vjetër, që u prish që të ndërtohej muzeumi kombëtar; Ndërtesë me shumë stil dhe arkitekturë të paparë. Aty afër ka qënë edhe Gastronomi, një pikë benzine, lulishte - restorant "Kursal"! Anash bashkisë gjendeshin reklamat e kinemave, "Partizani", "17 Nëntori", "Republika", "Agimi" dhe "Ali Demi". Kaloshinat përdoreshin atë kohë si "taksi" nga stacioni i vjetër i trenit, deri në qendër. Kohëra të largëta.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje