PIKTURA E DITËS: "Tokë shqiptare"- Nga mjeshtri Buron Kaceli

18 Shtator 2025, 19:22Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Tokë shqiptare"- Nga mjeshtri Buron Kaceli

Në kompozimin më lart Buron Kaceli pasqyron krenarinë kombëtare dhe lidhjen shpirtërore me atdheun. Përdorimi i ngjyrave të ngrohta dhe peizazhi i gjallë shprehin bukurinë natyrore dhe shpirtin e papërkulur të shqiptarëve.

Piktori Buron Kaceli çdo ditë në studion e tij vazhdon punën me aktivitetin krijues. Është një nga artistët e njohur, i cili me veprat e tij ka marrë vlerësime brenda dhe jashtë vendit. Edhe këto ditë e gjejmë në studion e tij të punës, në një ambient plot me piktura.

Piktori ka marrë disa çmime të kritikës, një i kritikës italiane në një ekspozitë shqiptaro-italiane dhe është po aq i preferuar jashtë kufijve, në ekspozita të përbashkëta në Greqi e Itali, etj, sa edhe në Shqipëri.

Në studion e tij ka plot punë të përfunduara, punë në proces si dhe skica e projekte të ndryshme.

Buron Kaceli, djali i piktorit të njohur Sadik Kaceli, ka vazhduar traditën artistike të familjes së tij. Sadik Kaceli, i njohur si autor i stemës së Republikës dhe një nga themeluesit e Galerisë së Arteve, ka lënë një trashëgimi të madhe në fushën e artit.

Buron ka ndjekur hapat e të atit dhe vazhdon të merret me pikturë, duke organizuar ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare.

Piktura dhe vizatime, që i përkasin një periudhe prej më shumë se katër dekadash, të sjellin në botën e mrekullueshme të traditave tiranese të djali i piktorit legjendar, Sadik Kaceli, Buroni./liberale/

Lini një Përgjigje