Vepra e fundit e piktorit Andi Spahija përshkruan transformimin e qendrës së Tiranës gjatë viteve të fundit
Përmes ngjyrave të errëta autori ka dashur të shpjegojë kaosin e ndërtimeve dhe paqartësinë urbanistike të kryeqytetit tonë, për më tepër kur bëhet fjalë për qendrën e saj.
Vepra e tij artistike për këtë arsye kap peizazhin urban me një gamë ngjyrash të errëta.
Artisti megjithëse nga njëra anë nuk e shmang kritikën ndaj problemeve komplekse urbane të Tiranës, nga ana tjetër ka zgjedhur të promovojë vlerat arkitekturore të ndërtesës së ekspozuar në pikturë.
Piktori Andi Spahija në shumë prej veprat e tij është përpjekur për të sjellë elementë të zhvillimit urban nëpërmjet ngjyrave. Nëse e krahasojmë me motive të qyteteve të zhvilluara në rajonin tonë artisti krijon një paralele mes ndryshimeve urbanistike dhe elementëve tradicionalë të ndërtesave të vjetra të paprekura.
Qëllimisht piktori ka shmangur të vjetrën siç është kulla e sahatit apo xhamija pranë pallatit që zë pjesën kryesore të pikturës për të treguar se Tirana po dominohet nga ndërtimet e reja, ndërkohë që njerëzit kalojnë si të huaj në vendin e tyre, pa i vënë re ndryshimet. /MAPO.al/
Piktori Spahija ka te drejte shume. Ne vendet evropiane qendra e vjeter e qo qyteti ruhet, kurse ndertesat shumkateshe ngriten shum larg qendres se qytetit, per ta ruajtur imazhin e qytetit.
Pordhe me rigon...