PIKTURA E DITËS: "Vjeshtë në breglumi"- Qetësia dhe ngjyrat e stinës në penelin e artistit Agim Dervishi

13 Tetor 2025, 13:04Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Vjeshtë në breglumi"- Qetësia

Në veprën “Vjeshtë në breglumi”, piktori Agim Dervishi, sjell një ndjesi të thellë qetësie dhe reflektimi përmes peizazhit të një natyre në ndryshim. Ngjyrat tipike të vjeshtës si dhe lumi që rrjedh krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe nostalgjike.

Piktori Agim Dervishi dallohet për gjetjet artistike, jo vetëm në kombinime ngjyrash dhe peisazhet e mrekullueshme që realizon në natyrë, por edhe në imazhe nga evente të rëndësishme të kulturës sonë kombëtare.

Artisti i mirënjohur i panelit nga Mati, Agim Dervishi hapi vetëm pak kohë më parë në Tiranë ekspozitën e tij vetjake me piktura.

E veçanta e ekspozitës, përveç cilësisë artistike, është se subjekti është natyra, peizazhi.

Duke shëtitur nëpër natyrën shqiptare, piktori ka marrë më të mirën e mundëshme nga ajo, duke e ri-ngjallur sërish përmes penelit, dhe duke e përjetësuar atë.

Kushdo që është adhurues i natyrës dhe veçanërisht peizazhit, sheh përmes pikturave të artisitit Agim Dervishi pjesë të pasionit dhe frymëzimit për gjithçka duam të shohim. /liberale/

Lini një Përgjigje