Më 13 tetor 1931, lindi Dritëro Agolli (1931–2017), një ndër figurat më të mëdha të letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Ai ishte poet, prozator, publicist dhe politikan, i cili përmes veprave të tij solli një frymë të re në letërsinë shqipe, duke prekur me ndjeshmëri jetën e përditshme, tokën, fshatarin dhe shpirtin e popullit.
Që nga viti 1973, Dritëro Agolli mbajti postin e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, duke ndikuar fuqishëm në zhvillimin kulturor e artistik të vendit për dekada me radhë.
Dritëro Agolli u nda nga jeta më 3 shkurt 2017, por mbetet përjetësisht në kujtesën e shqiptarëve si poeti i tokës, dashurisë dhe njerëzores.
Faqja Na Ishte Dikur e kujton me nderim dhe respekt.
Agolli mbetet ikona engjellore e ketij vèndi LAVDI!
Megjithese me personazhin e Sali Protopapes ka mashtruar lexuesit dhe sidomos te rijte per dekada te tera derisa....nje nate fatale per mashtrimin e tij u shfaq ne deren e shtepise se tij Sali Protopapa i vertete i kthyer nga Amerika ne vitin 1992 enkas per te pergenjeshtruar shkrimtarin komunist.Nuk ishe nje halldup qe pinte raki e shqyente mish por kishte perfunduar Hawardin dhr s'kishte vrne kurr alkol ne goje e per me teper ishte vegjetarian.-Me ate roman dhe ate film jo vetem me ke njollosur emrin me pa te drejte por u ke shkaktuar shume drama e vuajtje te aferme te mi-i tha ne sy ish-studenti i Hwardit.Cte thoshte Driteroi. Deshmine e mashtrimit te tij e kishte te gjalle para syve.Por as su skuq as su zverdh as nuk i kerkoj falje atij as familjareve te tij as qindra mijera lexuesve qe i kishte mashtruar.