RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Shtëpi botuese: Uegen
"Pema e Harlisur" i autores Umaima Al-Khamis është romani i parë i letërsisë Arabo-Saudite që vjen nga arabishtja për lexuesit në shqip.
Ky roman na sjell një rrëfim prekës që të bën të ndjesh, të përjetosh të mendosh dhe të kuptosh. Një rrëfim origjinal për jetën dhe vdekjen, shpresën esën dhe zhgënjimin, gëzimin dhe trishtimin, suksesin dhe dështimin, përpjekjet dhe ngadhënjimin. Një rrëfim mahnitës për jetën dhe shoqërinë njerëzore me dimensionet e saj të ndryshme kulturore e shpirtërore, që shpërfaqen përmes një rrugëtimit jetësor të heroinës së romanit, Xheuharës rrugëtim nga zemra e Gadishullit të lashtë Arabik, në qytetin e Riadit, e deri në 'Botën e Re' në qytetin e Torontos.
Të gjitha keto vijnë në roman përmes përshkrimit të një larmie karakteresh që autorja, Umaima Al-Khamis, na i sjell nëpërmjet personazheve nga vende të ndryshme të botës, nga Lindja dhe Perëndimi, të cilët e shoqërojnë heroinën e romanit gjatë fazave të ndryshme të rrugëtimit të saj jetësor; rritjes, formimit dhe vetë-afirmimit.
Për shkak të stilit të gjallë, imagjinatës së gjerë e përshkrimeve të hollësishme "Pema e Harlisur" është cilësuar si një perlë e letërsisë bashkëkohore arabe.
Ky botim vjen si pjesë e një projekti nën kujdesin e Agjencisë Letrare Saudite 'Kalemat'.
Lini një Përgjigje