Tani në këto momente kanë filluar homazhet te Teatri i Operas dhe Baletit për shkrimtarin e madh Ismail Kadare.
Ai ndërroi jetë mëngjesin e 1 Korrikut nga një arrest kardiak në urgjencë. Shkrimtari ynë më i madh ai ka shkruar një pjesë të veprës së tij në komunizëm.
Njihet botërisht për veprën "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe për vëllimin me poezi "Kristal". Marrëdhënia e tij me diktaturën ka mbetur burim sulmesh të padrejta dhe akuzash nga më të shpifura vetëm pse mbijetoi dhe e fitoi lojën e shahut me "përbindëshin", diktatorin Enver Hoxha.
“Sot është një ditë e trishtë jo vetëm për kulturën shqiptare por dhe atë botërore. Ai na dha një Shqipëri fantastike. Mendoj se Kadare ka ikur i qetë. E plotësoi detyrën e tij, botimin dhe rishikimin e veprës së tij të plotë. Mendoj se ka ikur pa brenga.”- tha Alda Bardhyli. A.K./TemA