“Si e njoha të madhin Kadare”- Nga dhurata që mori prej tij, tek tri ditët në panairin e Leipzigut, rrëfimi i Bashkim Zenelit: Çfarë më tha nobelisti gjerman Grass për shkrimtarin

3 Korrik 2024, 08:36Kulturë TEMA
“Si e njoha të madhin Kadare”- Nga dhurata që mori prej

Diplomati i mirënjohur ambasadori Bashkim Zeneli “Mjeshtër i Madh”, mik i Ismail dhe Elena Kadaresë, në librat e tij “Për Gjermaninë” dhe “Miqësi e Trazuar”, por edhe në shkrime publicistike, i kushton një vemëndje të madhe vlerësimeve të jashtëzakonshme që i bëhen shkrimtarit tonë të madh nga shkrimtarë, artistë, gazetarë por edhe politikanë në Gjermani dhe Greqi. Duke e shoqëruar për 3 ditë në Berlin dhe në panairin e Librit në Leipzig, autori përcjell vlerësimet më të larta që i bëhen Kadaresë. Në panairin e Leipzigut, shkrimtari i madh do të linte “pa frymë” sallën me mbi 500 pjesëmarrës…. Dhjetëra intervista, takime, interesim për foto e autografe…

Ambasadori Bashkim Zeneli në dhjetëra faqe të librit të tij për Gjermaninë tregon se disa ministra gjermanë si Kinkel, Sharping, Zopel etj., flisnin me admirim për librat e Kadaresë, të cilët i mbanin të përkthyera në gjermanisht në bibliotekat e tyre. Ai flet edhe për një vizitë të Kadaresë me Elenën në Athinë dhe së bashku me bashkëshorten e tij, Engjellushe, do të kalonin kohë të gjatë bashkë në takime e biseda me shkrimtarë e artistë grekë. Shtypi kishte një interesim të veçantë për ta intervistuar…. Ndërsa në librin e tij, “Miqësi e trazuar” ambasadori Zeneli, me dashamirësi të veçantë përcjell vlerësimet e mëdha të disa shkrimtarëve grekë për Kadarenë, por edhe të heroit kombëtar grek, Manolis Glezios, të personalitetit me famë botërore, kompozitorit e politikanit të njohur Mikis Teodorakis për Ismail Kadaren.


Ata do ta vlerësonin atë si një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë. Teodorakis do të shprehej se “askush si Kadare nuk ka shkruar aq mjeshtërisht për kulturën, letërsinë dhe antikitetin grek si Kadare”. I pyetur nga gazeta “Panorama” për botimin e pjesës me vlerësime nga Nobelisti Grass për Kadarenë, ambasadori Bashkim Zeneli, në bisedën telefonike, shprehu keqardhjen e madhe për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh, si më i madhi i letrave shqipe, si pena e jashtëzakonshme që aq shumë e bëri të njohur Shqipërinë e Kosovën në botë”.

Ai kujton se disa vite më parë kur ishte në zyrën e botuesit dhe mikut më të mirë të Ismail Kadaresë, do të binte zilja e telefonit dhe Elena do t’i thoshte zotit Bujar Hudhri se “Ismaili më porosit që t’i dhurosh Bashkimit veprën e plotë të tij”. “Unë kam dhjetëra libra në gjermanisht të Kadarese, por ajo dhuratë, me porosi nga Parisi, mbetet shume e çmuar për mua, do të shprehej ambasadori”, – shprehet ambasadori Bashkim Zeneli. 

1 Komente

  1. A
    Asd

    Njoh kete Bashkim Zenelin. Obobo ruajna zot!?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje