Autoriteti i Dosjeve organizon simpoziumin shkencor "Eksplorimi dhe zhvillimi i sektorit të naftës nën kontrollin e Sigurimit të Shtetit"

2 Korrik 2024, 13:02Kulturë TEMA
Autoriteti i Dosjeve organizon simpoziumin shkencor "Eksplorimi dhe

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave ju fton të merni pjesë
Neser, 3 korrik, aidssh, ora: 10:00 në Simpoziumin Shkencor “Eksplorimi dhe zhvillimi i sektorit të naftës nën kontrollin e Sigurimit të Shtetit”
Simpoziumi “Eksplorimi dhe Zhvillimi i sektorit të naftës nën kontrollin e Sigurimit të Shtetit”, i cili mbahet në bashkëpunim me Ministrinë Infrastrukturës dhe Energjisë me     pjesëmarrjen e studiuesve të historisë, ekonomisë dhe jurisprudencës, inxhinierëve të naftës, dëshmitarëve të kohës, hap për herë të parë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.
Qëllimi i këtij simpoziumi është të sjellë në vëmendje dhe të hapë një debat shumëdisiplinor shkencor e publik mbi qasjen e Sigurimit te Shtetit, si një armë e Partisë së Punës,   ndaj eksplorimit dhe zhvillimit të sektorit të naftës në Shqipëri gjatë periudhës 1945 – 1991, trajtimin e shkencëtarëve dhe naftëtarëve, dokumentimin e represionit që  karakterizonte mbikëqyrjen që kishte Sigurimi dhe Partia e Punës ndaj shkencës, si dhe dokumentimin e memories nga shkencëtarët dhe punonjësit e sektorit që kanë jetuar dhe  punuar në atë kohë.
Fundi i dokumenteve arkivore qe hapen dëshmon kërkimin e ethshëm për burime të reja nafte dhe gazi, si edhe presionin politik që rritej nëpërmjet strukturës së Sigurimit të Shtetit, organizatave të Partisë e drejtuesve të lartë të shtetit. A.K./TemA

1 Komente

  1. K
    Km

    Shkrijeni kete organ ,ce mbanit akoma.Akoma me budallalleqet e saj per dosjet sigurimit ne kerkimin dhe nxjerrjen e nafte?Turpit eshte Edhe i ministri se ne fjale.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje