Rudolf Marku: Ismail Kadare, e kaloi letërsinë në kuadrin e veprave evropiane

2 Korrik 2024, 10:15Kulturë TEMA
Rudolf Marku: Ismail Kadare, e kaloi letërsinë në kuadrin e

Autori Rudolf Marku në lidhje Skype shprehet se letërsia shqiptare është e ndarë në epokën para dhe pas Kadaresë.

'Mendoj se Kadare është nga ato raste që ndan dy epoka të letërsisë,: para Kadaresë dhe pas Kadaresë. Nuk fillon me Kadaren, fillon qysh herët. Është një rast i veçantë, shfaqet në letërsinë shqipe duke bërë aktin më fisnik de solitizimin e letërsisë shqipe. Ishte një letërsi me ndikim nga letërsia sovjetike. Letërsia shqiptare edhe pas ndarjes ideologjike të Shqipërisë nga BS, letërsia shqiptare mbetet në një ndikim të mjerueshëm nga letërsia sovjetike. Deri kur shfaqet Ismail Kadare. E inkuadron letërsinë në një kuadër të veprave europiane.

Para 5 mujave më tha nuk jemi të vetëdijshëm akoma për aftësinë e jashtëzakonshme të gjuhës shqipe. Ka aftësi të jashtëzakonshme shprehëse. Rrallë gjen gjuhë të tillë. Keqardhje që nuk mori çmimin Nobel. Është keqardhje që ata që caktojnë çmimin Nobel, marrja e këtij çmimi do ishte respekt për gjuhën shqipe', shprehet Rudolf Marku.

Më tej Rudolf Marku tregon se mosfitimi i çmimit Nobel nga ana e Kadaresë nuk është një problem, pasi ka shumë shkrimtarë të mëdhenj që nuk e kanë marrë këtë çmim.

'Mendoj se nuk është problem i madh që nuk ka marrë çmimin Nobel, që mendoj kur ka shkrimtar të mëdhenj. Të vësh në peshore ata që e kanë marrë çmimin Nobel dhe ata që nuk e kanë marrë, ata që s’kanë janë disa herë më të famshëm më të rëndësishëm. Për shembull Franz Kafka nuk ka marrë çmimin Nobel, Bruno Shulz një shkrimtar i jashtëzakonshëm nuk e ka marrë. Kundera kohët e fundit mik me Kadarenë. John Updike, Dostojevski amerikan i shekullit XX, që kam patur fatin ta njoh në Boston. Nuk kanë marrë çmimin Nobel dhe mund të vazhdojmë me një listë. Mirë do ishte ta merrte më tepër si sadisfaksion. Ndërsa Prudhomme një ndër poetët më mediokër të letërsisë franceze ka marrë çmimin Nobel, Paul Valery nuk e mori që është poet më i madh i Francës, eruditi më i madh i kulturës franceze. Nuk është fatkeqësisë që nuk e ka marrë. E rëndësishme është që e quajnë shkrimtarin gjenial.' A.K./TemA

Lini një Përgjigje