Amaneti i Ismail Kadaresë për kombin shqiptar!

2 Korrik 2024, 09:30Kulturë TEMA
Amaneti i Ismail Kadaresë për kombin shqiptar!

Ismail Kadare në një nga intervistat e fundit ka folur për Shqip nga Rudina Xhunga, për merakun e tij për Kombin.

"Zbrazja e Kombit, si platformë antikombëtare. Nuk mund të bësh letërsi të mirë, nuk mund të bësh asgjë të mirë, nëse nuk e do Kombin tënd. Kadare dinte ta donte, tregonte, frymëzonte, formonte dhe ndikonte. Ndaj është Heroi Ynë Kombëtar. Mjeshtri i madh i shqipes.", shprehet gazetarja Rudina Xhunga.


Ja çfarë thoshte Ismail Kadare për kombin shqiptar, në intervistën me gazetaren Rudina Xhunga, më 15 shkurt 2015!

“Sot fjala komb nuk është fjalë turpëruese. Evropa zyrtarisht quhet Evropa e Kombeve, familja e kombeve. Ka një keqkuptim në Shqipëri, çfarë jemi ne? Unë nuk e di sesi pas asaj Rilindjeje të ndritur shqiptare e cila u ndërtua e gjitha për dashurinë e Shqipërisë ndaj kontinentit të vet që kishte humbur dhe e kishte gjetur. Filloi një proces i kundërt pas rënies së komunizmit, vënia në pikëpyetje; Çfarë janë shqiptarët? Çfarë identiteti kanë? A janë evropianë, apo nuk janë evropianë? Kjo është një tezë armiqësore për Shqipërinë, por është teza baze e Čubrilović-it, që shqiptarët nuk janë evropianë dhe duhet të ikin nga Evropa. Ai e thoshte hapur; duhet të shpërngulën, të shpëtojë Evropa nga një rrezik i ardhshëm. Tha; “Ti bëjmë thirrje klerikëve të Kosovës që të bindin familjet shqiptare që të shkojnë në Turqi se atje është më mirë se këtu.” Me nëntekstin që shqiptarët nuk janë evropianë. Nëse është e nevojshme, ka thënë ai, që të sjellim hoxhë nga Turqia që të bindin shqiptarët se sa mirë është në Turqi dhe t’u bëhen lehtësirat e nevojshme, t’u jepet edhe shpërblim për të ikur nga Shqipëria në Turqi. Për këtë nuk flasim ne, për marrëveshjet e fshehta turko-serbe që Turqia të fitonte disamiliona shqiptarë që në fakt i fitoi dhe Serbia për t’i shkulur nga Ballkani. Është e hidhur kjo që po them. Është një projekt i vjetër për zbrazjen e trojeve shqiptare nga shqiptarët. Është e njëjta gjë vazhdon prej vitesh. Kësaj i japin dorë edhe shqiptarët. Asgjë nuk bëhet pa shqiptarët.”, tha Ismail Kadare. A.K./TemA

2 Komente

  1. A
    Amaneti Malos per shqiptaret

    Kujdesuni e ma mbani mir Helene dhe vojzat qi mos ti mungoj asgje .Faleminderit i jui i Modhi Moli

    Përgjigjjuni
    1. 5
      55

      Allah ekber amin,,,,ismaili rrone me meleqet ,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje