Si nisi miqësia me Kadarenë, rrëfehet fotografi Roland Tasho: E ftova në ekspozitën time në Paris! Atje e njihnin Shqipërinë nëpërmjet tij

2 Korrik 2024, 08:59Kulturë TEMA
Si nisi miqësia me Kadarenë, rrëfehet fotografi Roland Tasho: E

Fotografi Roland Tasho, në emisionin ‘Përballje’, ka rrëfyer se si nisi miqësia e tij me shkrimtarin Ismail Kadare.

Ai tregon historinë, ku gjatë një ekspozite të tij dy punonjëse bashkie në Paris u emocionuan kur takuan Kadarenë dhe se ato e njihnin Shqipërinë nëpërmjet tij.

"Lajmi për ndarjen nga jeta ishte i papritur. Mu duk e vështirë kur më morën dhe më thanë lajmin. Para disa ditësh ai dilte dhe pinte kafen në lokalin e lagjes. Unë Kadarenë e njoh gjatë kohës që isha me bursë në Paris dhe takoheshim herë pas herë dhe kur e ftoja në ekspozitën time, ai erdhi bashkë me të shoqen. Sapo e morën vesh që do vinin këta të dy, vjen një drejtoreshë nga bashkia e Parisit dhe po ashtu edhe presidentja e zonës Madam Bernot dhe takohen me Kadarenë dhe Helenën dhe në cep të sallës ishin edhe dy vajza të reja nënpunëse në bashki dhe i thotë drejtoresha e bashkisë Kadaresë, mund të takojnë edhe këto dy punonjëset. Dhe ato e njihnin mirë Kadarenë dhe kur ai i ftoj që ti takonte ato u skuqën. E njihnin Shqipërinë nëpërmjet Kadaresë", tha ai.  
Tasho tregon edhe dëshirën e tij më të madhe, që të fotografonte Kadarenë.

“Fotografia duket si e lehtë, por nëse ti e arrin personazhin që të krijosh një lloj marrëdhënie miqësore e ke më të lehtë që të shkrepësh fotografinë. Dëshira ime më e madhe ka qenë që të fotografoja Konicën dhe Kadaren. Në fillim fotografuam Helenën me një xhubletë dhe pastaj bashkë me Helenën arrita të vesh edhe Kadarenë me fustanellë dhe e kam atë fotografi”, tha ai. A.K./TemA

1 Komente

  1. R
    Real

    Cfare paske qene o Belul Xheraqina. I pa vdekshem Ai qe e krijoi kete figure.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje