I gjeta kohë më parë këto shënime në një bllok të kohës studentore. Ishte Tetor i vitit 1986. Ismail Kadare kishte njoftuar një takim me studentët në Kinemnë e Qytetit “Studenti”, një vit pas ndalimit të novelës “Nata me Hënë”.
Duke qenë i angazhuar pranë redaksisë së gazetës “Studenti” mu desh të mbaja shënime për gjithë bisedën e tij me studentët. Çerçiz Loloçi që kishte organizuar takimin, më siguroi një qoshe në fund të tribunës ku mund të dëgjoja përgjigjet e tij dhe të kaloja në duar dhe pyetjet që nga salla shumica bëheshin me shkrim pasi nuk donin të identifikoheshin.

Ishte dhe hera e parë që e shihja aq afër dhe e takoja Ismail Kadarenë. Takimi filloi me pyetje rreth rolit të figurave historike në letërsi duke u sjell rreth figurës së Enver Hoxhës tek “Dimri i Madh”.
Ismaili e mbrojti idenë se pasqyrimi i figurave historike në letërsi nuk prodhon kult individi, nëse ka një vështrim realist. Ai argument solli faktin se për figurat më të mëdha të komunizmit në botë nuk kishte një letërsi serioze. Kështu tha se për Marksin është vetëm një roman “Rinia e Marksit” nga një autor sovjetik që ai e vizatoi si mediokritet. Po ashtu tha se për Leninin që përmbysi botën, ka disa përshkrime romantike mediokre. Njëjtë dhe për Stalinin.
“Kur vendos atë shkruaj ”Dimrin e Madh” vendosa ti bëj një përshkrim rembrandesk. Po. Dhe e bëra:”.
Më pas erdhi pyetja për novelën “Nata me Hënë, të cilën po e riprodhoj nga blloku si e kam mbajtur shënim.

“Çfarë mendoni për novelën “Nata me hënë”?
-Po ju çmendoni(Të qeshura në sallë).
Për “Nata me hënë” kam lexuar vetëm, një kritikë në shtyp atë të një vajze gjimnaziste.(qesh) Atë nuk e njoh.
Problemi është se aty nuk u pëlqen një Sekretar partie i keq. Ky është vlerësim skematik. Ka sekretar partie të shkëlqyeshëm gjysmë të shkëlqyeshëm dhe aspak të shkëlqyeshëm, ashtu siç ka dhe punëtorë të tillë. Jo gjithmonë intelektualët janë të këqinj ashtu si jo gjithmonë punëtorët janë të mirë. Vlerësimi shpirtëror i karakterit sipas kastës sociale është skematik dhe antimarksist. Pastaj populli shqiptar do të na dal i ndarë në kasta profesionale.
Kryesore është shqetësimi që e nxjerr veprën, dhe unë atë shqetësim e kam ndjerë, ndaj e kam shkruar veprën. Aty ndoshta ka diçka që i trazon lexuesit dhe ndoshta ndoshta është dhe ajo që më ka trazuar dhe mua që e kam shkruar.”
Analiza e tij gjakftohte dhe natyrisht tejet e guximshme për tu thënë në një audotir aq të gjerë por shumë miqësor me të, ishte një dërrmim i skematizimit të realizmit socialist, duke bërë personazh negativ një sekretar partie dhe duke diskretituar amoralitetin e një shteti që përpiqej të shfaqej puritan.
Teza e tij se nëse do të biem në këtë skemë, do të na duhet të ndajmë popullin shqiptar në kasta profesionale, për ta kuptuar kush është i mirë apo i keq, ishte elektrizuese për studentët të cilët ishin sy e vesh të kapnin çfarë mundin nga fjalët e tij.
Vështrimi i tij i përhumbur kur pa reagimin pozitiv në sallë, u shoqërua nga një buzëqeshje e pambaruar, pa adresë dhe pa gëzim sikur i vinte keq për ata që nuk ishin në sallë, dhe nuk po dëgjonin se çfarë po ndodhte aty.
Më poshtë biseda vazhdoi për materialin jetësor tek “Rënia e Ttrojës”, romanin “Gjakftohtësia” , “Dosjen e Homerit”, pikëpamjet e tij mbi disidentët rus, letërsinë amerikane, pastaj ju përgjigj një pedagogu francez që jepte frëngjisht në Filiologji mbi letërsinë franceze, etj.
Foli dhe për novelën “Krushqit janë të ngrirë” që lidhej me ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë dhe tregoi se personazhi kryesor është gruaja e shkrimtarit Esad Mekuli, mjeke, e cila akuzohej nga TANJUG për ato çfarë shkruhet në novelë. Foli dhe për Ivo Andriç dhe romanin e tij “Ura mbi Dri”, ku tha se flet mirë për shqiptarët edhe pse është ngatërruar në një histori politike kundër shqiptarëve. Është fjala për memorandumin e Ivo Andric rreth çështjes shqiptare në ish Jugosllavi. Në fund foli dhe për “Përbindëshin” por pa dhënë shumë shpjegime.
Pas disa ditësh çdo student i interesuar për letërsinë apo politikën dinte përmendësh çfarë kishte thënë ai në atë sallë. Unë për fat i kam mbajtur shënim, por dhe pa e gjetur këtë bllok i mbaja mend të gjitha.
Dhe kaq mjafton si përgjigje për të gjithë ata që nuk duan ta pranojnë se Ismail Kadareja ishte ushqimi i vetëm shpirtëror për shoqërinë shqiptare dhe veçanërisht rininë shqiptare që kërkonte përtej asaj çfarë ofronin shijet e regjimit në Shqipëri.
Interesante kjo histori dhe menyra se si Kadare i madh ne ate lloj kohe te rrezikshme ka gjetur keto pergjigje me kthjelltesi dhe ftohtesi. Faleminderit Mero qe na njohe me kete kujtim tendin!
E kujt i plasi , njerezimi e ka eksploruar Henen dhe po jep per dite te reja nga universi , Ne meremi akoma si si o Nata me Hon. Qofte i Xhenetit. Amin
Po mire meqe s'te plase perse e hedh helmin dhe mllefin ketu?Apo zorret e barkut bejne punen e vet?
E kane exploruar Henen por ti je ne mesjeten e hershme me XHENETIN
Biseda me Kadarenë u zhvillua siç thotë Merua. Po për organizimin, ai nuk thotë të vërtetën. Takimin me Kadarenë nuk e ka organizuar Ç. Loloçi, por e ka organizuar "Rrethi letrar i universitetit", i cili drejtohej nga M.J., kurse kontaktin me Kadarenë për t’i bërë ftesën e ka bërë Kristaq Jorgo, atëherë student. Jam dëshmitar dhe pjesëmarrës aktiv i atij takimi.
Ku e keni tekstin e shkrimit online o njerez pa dinjitet te gazetes komercialiste ?!
Por gjithsesi ka nje problem qe mbetet. Sqaroje sa te Duash shqiptarin, ai me shume do ngule kembe ne te tij. Si Pina gajdhurit ne ure.
Në kohën e sotme as që kuptohet etja që kishim në për librat e Kadaresë, ai jepte mesazhe social-politike dhe jo vetëm letërsi. Sikur i fliste nevojës tonë për të kuptuar përtej perdes të mistikes me të cilën ishte mbështjellë Diktatura. Shoqëria ishte në errësirë absurde, nga një anë mjerim që shitej për lumturi dhe nga ana tjetër mosnjohje e botës përreth deri në naivitet. Pena e Kadaresë aludonte për gjëra ndryshe, pa dalë hapur. Nga ana tjetër ai ishte burimi kryesor i emancipimit shoqëror në atë kohë. Ai fliste për tradhtinë bashkëshortore, për divorcin, për incestin, per punëtorin dhe komunistin e keq, për pabesinë etj. Askush, asnjë shkrimtar tjetër nuk guxonte të shkruante p. sh. " Sytë e Anës atë mëngjes ishin më rrathë të zinj poshtë tyre, ndoshta nga seksi që kishte bërë një natë më pare"! Edhe ata që nuk e kuptonin, bënin çmos të evidentonin se po lexonin Kadarenë. Por sot nuk ka interes as për letërsinë, as për gjuhën e kulturën shqipe. Sot rëndësi ka Taylor Swift dhe disa dallkaukë kosovare qe recitoje me ritëm. Jam krenar që kam qenë lexues i. Kadaresë. Nuk vdesin shkrimtarët e mëdhenj!
Pordhe me Rigon o Old, me duket se ke qene sekret at partie i thekur.Se atehere, nuk kishe pa boten me sy se si njerezimi po kapte majat e shkencare ne te gjitha fushat por rrinit dhe lexonit me urdherin e partise shkrimet e Realizmit socialist mbrapa mullarit te Kashtes Qofte I Xhenetit
Qenkan ngritur ca plehra te shajnë Kadarenë, nga inati që nuk e kane kuptuar asnjeherë. Janë po te njejtit debilë qe ngazelleheshin nga fjalimet katundareske maoiste te Sali Rrumpallës, sekretarit te ndyrë dhe servil te Partisë, por shajnë kollosin e letrave shqipe Ismail Kadarenë. Por Kadarenë as nuk e ngrejne as nuk e ulin debilët. E vleresojne me miljona intelektualë qe gjenin nje dritare perendimi tek veprat e Ismailit. Ismail Kadare nuk ka pretenduar kurrë te kete qene nje hero. Nuk ka thene qe rrezoi diktaturën si Sali Qeni. Nuk ka thene qe ka bere beteja me Enver Hoxhën. Ai ishte thjesht nje gjeni, qe ne diktaturë u ofroi pjeses intelektuale te shqiperise diçka per te mbajtur intelektin gjallë, ne nje kohë kur intelektin ta vrisnin Sali Berishët e kohes me partishmerine e tyre proletare. Ai na dha ate dollapin pertej te cilit ne gjenin Narnian tone te Perendimit. Ishte e veshtire te shkruaje ne diktaturë per trurin Intelektual. Vetëm nje gjeni e bente ne menyren te tille qe budallenjtë e Komiteteve te Partisë dhe sekretarët e Kultures nuk e kuptonin dot, dhe shikonin njeri tjetrin si idiotë - ça shkrun qy e m'qafsh mu? Edhe ky bufi qe shan këtu Ismailin do jetë pinjoll i ndonje idioti te Frontit, Komitetit te Partisë, apo idiot ie sotëm i Rithemelimit, gjoja i persekutuar?
Kadare kishte nje avantazh te madh ne krahasim me njerezit e tjere. Ishte i lire te udhtonte jashte dhe kishte akses te plote te botes perendimore. Kjo shpjegon perse ju dukej njerezve si perendi ne ate kohe dhe gjeni me ato qe thoshte dhe shkruante qe shumica nuk mund ta percetonte. Kjo nuk ja ul vlerat aspak si shkrimtar thjesht gjerat duhen futur ne kontekstin e kohes ku jetonte.
Kadare kishte aftesi te papara si manipultor i situatave ,nji Kameleon dhe nji Shpirt qeni e Pafytyresi te dshur nga njerzit me xerro karaktere ne gjithe Kombin tone ,ashtusi ka shume te tille ,qe i shkojn ala sot pas nji te pafytyri si sb . Sepse ekziston ky Mentalitet turmash Talibane ,nuk zhvillohet kurr ,si duam kjo Shqipni .
Mero, per te qene me i lexuar e me i qarte do beje mire te tregoje se si ju sajua ajo Dosja e fundit Kadarese (jo ne epoken e Realizmit Socialist por te Rilindjes Socialiste) Ajo pra se Ismaili kishte ndikuar te persekutohej njefare Romeo a Renato aktualisht ne Amerike ngaqe i ngacmonte te bijen. Per ate Dosje u ngrit e vajti ne Amerike atehere KOL Balla (ish-bashkeshort i Ballukes) qe ta intervistonte Renato-Romeon. Qe ta kesh me te qarte - ajo Dosje ju sajua kur u hap fjale se do ta kandidonin per President e u zhduk kur Ismaili mohoi deshiren per te vajtur ne Presidence...
Patrioti cam i ymer bythecit : Reno , ishte nji djl King i Tironc ,teper i Talentu si Aktor,qe mundet me ja kalu ene Froncezit A.Delon dhe e kishte gocat e Malos Dashnore .E madhja, ngeli shtatzane ,(qy me pas Malua me miqt e tij Komunsite e deshtoj ) Sa per Dosjen ,vkart ktij copees se mutit qe ja kerko
Mero ,ti mos shkruaj keshtu, Mbaje mend vjershen qe e ke shkruar ne 1985,Njerzit e kane akoma ,se jane te brezit tend e jo te brezit qe njohu Kadarene ,qe kane ikur e po ikin bashke me te ,duke harruar te ligat e duke kujtuar:ca pika shiu rane mbi qelq.