Emra të shquar botërorë, përherë e kanë çmuar veprën e Kadaresë. Ndër vite ai është konsideruar si njëri prej shkrimtarëve më gjenialë:
“Bota e Ismali Kadaresë është një lloj anti-materie. Ajo mund ta shkatërrojë tonën. Vetëm se ndryshe nga ç’ndodh me grimcat elementare në fizikë, bota e tij plotëson tonën duke lënë gjurmë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Richard Eder.
Më poshtë janë edhe disa vlerësime për veprën e Kadaresë:
Robert Elsie: “Shembulli më i mirë i kreativitetit dhe origjinalitetit në letërsinë shqipe, Kadare vazhdon të mbetet i vetmi shkrimtar shqiptar që gëzon famë ndërkombëtare”.
John Cerey: “Kadare ka krijuar hartën e një kulture, të historisë së saj, të pasionit të saj, të folklorit të saj, të politikës dhe të katastrofave të saj. Ai është shkrimtar universal, me një traditë me një traditë narracioni që e ka traditën që nga Homeri”.
Bruce Bawer: “Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë, në të gjitha gjuhët”.
Susha Guppy: “Ismail Kadarenë e kanë krahasuar me Gogolin, Kafkën dhe Orwellin, por zëri i tij është origjinal, universal, e prapë me rrënjët thellë në tokën tonë”.
A.K./TemA
Une e krahasoj me shqiponjat fluturojne larte dhe perse mendohen keta male, pastaj kujtoj dhe princesha argjiro, duke shkuar tek dimri vetemise te madhe qe me nje tundje kembesh e ktheu ne dimri madh. Ky ka qene qe thoshte ndryshe bente ndryshe; thoshte jashteqitja e kombit per te larguarit, pasta iku dhe vete...Mos valle genjej?! Keshtu qofte qe te ngrihet larte Shqiperia duke rritur pensionet me emrin e Kadarese! .
"Jashtëqitja e Kombit" eshte shprehja e Xhelil Gjonit ne mitingun e Tiranes, pikerisht per te ikurit nga ambasadat perfshire edhe Ismail Kadarene para tyre....
Je nje mashtrues. THUAJE KU DHE KUR E KA THENE. E perhapen komunistet per te frenuar ikjet e shqiptareve sepse fjala e KADARESE peshonte.
Të shajsh,denigrosh,tallesh,përdh dhosësh figura emblematike të nderit mbarëkombëtar të cilësdo periudhë historike, fatkeqësisht është,veti, syndrom,shqiptar!? Vallë,pse jemi të tillë?A mund të përmirësohemi?