Yuri Kim: Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare! Do jetë i pavdekshëm

1 Korrik 2024, 19:47Kulturë TEMA
Yuri Kim: Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare! Do

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim i ka kushtuar disa rreshta Ismail Kadaresë, gjeniut të letrave shqipe që u nda nga jeta këtë të hënë.

Ajo flet me superlativa për shkrimtarin, duke e konsideruar si të pavdekshëm.

“Ismail Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare, por si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, ai kapërcen kohën dhe vendin.

Është bukur të dish se shumë kohë pasi ai dhe ne të kemi ikur, dikush që nuk ka lindur ende do të marrë një nga librat e tij - a do të jetë ai "Prilli i thyer"? Ndoshta "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"? - dhe jini të emocionuar dhe të provokuar, ashtu si të gjithë ne që patëm fatin të ndajmë kohën dhe vendin me Ismailin. Ai do të jetë i pavdekshëm”, shkruan Kim.

Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 88-vjeçare.

2 Komente

  1. S
    Svetllana

    Dy lexhenda ka Shqiperia sllave te perjetshem: studentin Kadare dhe agjentin Berisha.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agi

      E çfarë lodhje ka Kadarea me sllavizmin? Sa çudira shikon e lexon nga njerëz injorant, për tu habitur.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje