“Smira nga kolegët e ndoqi deri në fund”/ Fatos Kongoli: Sulmet në diktaturë, Ismail Kadare i ktheu në interes të tij

2 Korrik 2024, 08:29Kulturë TEMA
“Smira nga kolegët e ndoqi deri në fund”/ Fatos Kongoli:

Fatos Kongoli një nga mjeshtrat e letërsisë shqipe foli në “Top Talk” për ndarjen nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Kongoli foli për sulmet që mori Kadare që në kohën e diktaturës, ndërsa tha se shkrimtari ishte aq i zgjuar, saqë regjimin e përdori në interes të krijimtarisë së tij.

Po ashtu, shkrimtari tha se smira e kolegëve Kadarenë e ndoqi deri në fund kur ai u largua  nga Shqipëria në Paris.

“Ismaili ishte shkrimtar i madh, ishte Kadare. Largimi i Kadaresë, ishte goditje fatale për regjimin diktatorial. Goditje aq e fuqishme sa regjimi nuk e mori më veten. Gjithçka që ka shkruar Kadare është e veçantë. Për mua kryevepra janë të gjitha, por dua të ndaj librin për të cilin kam dobësi shumë të madhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, libër unik.

Brezi im e lexonte Kadarenë mes rreshtave, kishte mesazhe kishte mendime që të ngacmonin. I tillë ka qenë Kadareja, ai ka qenë një shkrimtar i jashtëzakonshëm, jo si të tjerët. Ka pasur një rrymë të fuqishme në Shqipëri që e kritikonte se gjoja shkruante jo për lexuesin shqiptar por lexues të huaj. Mbaj mend një artikull idiot që e sulmonte se Kadareja nuk shkruante për lexuesin shqiptar. Kadareja nuk është lexuar si shkrimtar i mirëfilltë, por ai ka qenë më mirëfillti shqiptar. Kadareja ishte njeri i zgjuar, nuk ishte naiv dhe ai e përdori regjimin në interes të krijimtarisë së tij.

Ka pasur smirë, ligësi sa të duash. Kjo smirë dhe ligësi e kolegëve e ka ndjekur deri në fund Kadarenë, por pjesa më e madhe e adhuronin se ishte shkrimtar i madh”-u shpreh Kongoli. A.K./TemA

3 Komente

  1. T
    Tironci

    Kush e sulmoi Kadaren vall , u preft ne paqe .

    Përgjigjjuni
    1. e
      e po...

      Pse rron ky Fatos Kongoli?! Njeri tjetrin do perkrahin keta. Kur ishin me komunizmin , te benin gropen, sot me kapitalizmin te hapin gopen. Inteligjenca shqiptare per te ngren fasule te leshojne llafet vrule. Sa e ulen veten dhe s'e kuptojne se kush jane. Karroca e komunales !

      Përgjigjjuni
      1. A
        Altro che Kadare

        Nga Fatos Kongoli kam lexuar nje liber "Bolero ne shtepine e pleqve". Libri te rremben dhe e kam lexuar pa asnje nderprerje. Ngjarjet jane ne Shqiperine pas '97. Teknika qe perdor eshte ajo e rrefimit te dickaje por ti kupton dhe lexon nje panorame tjeter. Me ka befasuar me ngjarjen e thjeshte dhe vendngjarjen, rrjedhshmerine logjike dhe personazhet qe ka gjetur. Kryegjetje eshte epilogu jashtezakonisht prekes. Kete liber nuk e lexon dot dy here sepse eshte nje shkembim i forte emocionesh. Mbarimi i leximit eshte sikur ka kaluar nje lume i zhurmshem dhe ka lene shtratin bosh. Qetesi. E vetmja zhurme eshte ajo e rrahjeve te zemres nga emocionet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje