“Jemi me fat që jetuam në epokën e tij”/ Mark Marku tregon takimin e fundit me Ismail Kadarenë: Një nga ngjarjet më të mëdha të jetës për…

2 Korrik 2024, 08:45Kulturë TEMA
“Jemi me fat që jetuam në epokën e tij”/ Mark Marku

Studiuesi Mark Marku, mik i Ismail Kadaresë ka folur sot për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe që mbylli sytë në moshën 88-vjeçare.

Në një intervistë për gazetaren Jetona Koçibelli në Top Channel, Mark Marku tha se jemi me fat të gjithë ne që jetuam në epokën e tij, pasi ishte shkrimtari më i rëndësishëm i dy shekujve të fundit që ngriti letërsinë shqiptare në nivele botërore.

Mark Marku tregon edhe takimin e fundit me Kadarenë.

Mark Marku: Vepra e Kadaresë, përveçse mendoj se është korpusi më i rëndësishëm i letërsisë shqiptare është autor i cili e përfaqëson në mënyrën më dinjitoze. Një autor i rëndësishëm i shekullit, ndoshta nga autorët e lindjes dhe Evropës lindore, ishte figuramë e rëndësishme dhe fitues i disa çmimeve të rëndësishme.

Është autor domethënës i letërsisë evropiane i dy shekujve të fundit.

Jemi me fat që jetuam në epokën e tij se leximi i veprës së Kadaresë, vepra e Kadaresë ishte një festë e vazhdueshme në kuptimin që zbuloje përherë diçka të re, shijoje gjuhen, vetë letërsinë si të tillë. Në këtë kuptim, çdo kush që ka jetuar kohën e Kadaresë se është me fat.

Kam pasur shumë kontakte dhe marrëdhënie me të, kam qenë në shtëpinë e tij, ka ardhur në shtëpinë time, njohje e qëndrueshme. Vitet e fundit për shkak të covidit i rralluam takimet.

Dy gjërat e fundit që mbaj mend, para një muaji, një mik i imi në universitetin e Brukselit do vinte në Shqipëri se e kishte autorin e preferuar dhe më kërkoi që ta takonte. E pati një nga ngjarjet më të mëdha të jetës se ishte adhurues i Kadaresë. Ky ishte takimi im i fundit me Kadarenë.

Para tre muajsh isha për një cikël leksionesh në universitetin e Brukselit dhe kolegu që më priste më tha a mund të japësh një leksion për Kadarenë. E dha për Pallatin e Endërrave, të gjithë studentët e kishin lexuar dhe më thanë faleminderit që na bëre të njohim një autor kaq të madh të letërsisë botërore. A.K./TemA

1 Komente

  1. .
    .indinjata

    Ha ha ha ha.Sa turp per kete lajm/Mark Marku paska folur per figuren e gjigandit te letrave shqipetare?Ky eshte nje ofendim i hapur per kete kolloz dhe per ne si komb,sepse deficenca e Mark Markut te bene te mendosh qe ne jemi nje popull me derrasa mangut dhe me e keqi qendron qe kete idiotesi e servirim edhe neper europe si ky rasti ne Belgjike ,ku oratori idiot ne fjale me oratorine e tij me siguri qe i ka bere kesaj figure nje pershkrim aq modern duke mos lidhur dy fjale bashke sa ata qe kane qene te pranishem duke mos kuptuar asgje nga ky e kane marre me siguri si gjuhe moderne ku sejcili duhet te beje zberthimin e ketij leksi gjigand te koheve moderne Berishjane ku kembes i thote dore e dores kembe duke e mbyllur fjalen e tij o duke kercenuar me shishe ose me shprehjen e tij origjinale "mos hani mut"!Top chanel tashme e kthyer ne bordello ku me siguri kete gjigand te oratorise shqiptare e ke ftuar ,drejtori qe eshte po nje medioker si Marku ,nje fare Robert Raqipllari .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje