Ndarja nga jeta e kolosit të letrave shqipe, Nora Malaj: Njerëzit si Kadare janë gjeni, ai iku i lumtur! Liridon Mulaj: Bota do ta njoh më shumë

2 Korrik 2024, 08:51Kulturë TEMA
Ndarja nga jeta e kolosit të letrave shqipe, Nora Malaj:  Njerëzit si

Letërsia shqiptare dhe jo vetëm sot është në zi, pasi zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal sot në moshën 88- vjeçare.


Shkrimtari Ismail Kadare, edhe pse s’do të jetë më fizikisht, ai ka lënë  pas vepra të mëdha që do ngelin ndër breza.

Për të ndarë disa copëza kujtimesh nga Kadare, pedagogia Nora Malaj në emisionin ‘Përballje’, tregon se ajo punonte në një shtëpi botuese ku ishte edhe bashkëshortja e tij Helena Kadare, e cila fliste shpesh për të shoqin.

Malaj shprehet e ajo është rritur me veprat e Kadaresë.

“Janë disa njerëz si Kadare që ti se pranon që mund të ikin edhe fizikisht. Sepse janë bërë pjesë e jetës tënde që kur ke mësuar vjershat e para dhe më pas je rritur dhe je formuar.  Kadare hyn tek njerëzit pa moshë dhe nuk e dimë atje përtej nëse do të shkruaj dot më. Ismaili dhe im atë kanë studiuar në të njëjtin vend, por morën dy drejtime të ndryshme. Unë mbarova fakultetin dhe fillova punën në një shtëpi botuese dhe rastisa që të jem afër njerëzve si Helena dhe figura të tjera. Helena ne na tregonte shumë rreth tij. Unë e kam parë edhe në pozicionin e studiueses pasi duke qene autore e testeve të letërsisë së gjimnazit po ashtu edhe e programeve të letërsisë, u detyrova që ta njihja në thellësi veprën e tij. Ai iku i lumtur dhe duke lënë gjurmë tek secili prej nesh”, tha ajo.
Malaj tregoi raportet shumë të mira që Kadare kishte me Helenën, e cila e trajtonte atë si një pasuri.

“Në momentin e parë që shkova në shtëpinë botuese ku punoja e shihja Helenën si një idhull dhe se besoja se ajo grua me një botë të jashtëzakonshme qëndronte si një grua e devotshme pranë një burri të fortë që ishte hermetik. Ajo Kadarenë e trajtonte si një pasuri, jo vetëm të familjes por edhe të kombit. Njerëzit si Kadare janë gjeni”, tha ajo.

Jeta letrare e Kadares do të filloj tani pas ndarjes së tij nga jeta, për shkrimtarin Liridon Mulaj.

Për emisionin ‘Përballje’, ai u shpreh se tani bota do ta njoh edhe më shumë Kadarenë.   

“Për shkrimtarin ndodh që jeta e tij letrare fillon kur ai vdes, por ai ka jetuar një jetë të gjatë edhe ai iku i lumtur. Në një bisedë të fundit me të ai ishte i qetë dhe tha se kam frikë vdekjen. Tani ai do gjykohet vetëm nga vepra e tij, madhështia e tij do të rritet edhe më shumë dhe bota do ta njoh më shumë, sepse ky është fati i keq dhe i mirë i shkrimtarit”, tha ai.
Mulaj tregon edhe takimin e parë që ka pasur me Kadaren.

“Ai nuk kishte mik këdo, por unë kur e kam takuar për herë të parë atë, mendoja se çfarë do ti thosha sepse ai takon shumë njerëz dhe doja ti lija përshtypje. Unë kur e takova i thash mjeshtër, unë të njoh ty më mirë se njeh ti veten dhe ia më pa dhe mbase ka menduar çfarë është ky i ri që më thotë këto fjalë.  Ai nuk ishte një njeri i zakonshëm mbetet shkrimtari më i madh duke qenë kaq i madh do ketë edhe nga ata që do të gjuajnë me gur. Kritikat për të vijnë nga Shqipëria, sepse unë e them kur e certifikon bota ne flasim kot. Nga sot ai nuk është më, dhe pas sisa vitesh do të kujtohet emri i tij dhe veprat e tij”, tha ai. A.K./TemA

1 Komente

  1. m
    mirel

    Puna eshte se ata qe shkruajne per Kadarene jane analfabete te gjithe. Me Ramutin ne krye

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje