“Ai ka lënë pas ende vepra të pabotuara!”/ Ndarja nga jeta e shkrimtarit, Kapexhiu: Ismail Kadare emancipoi lexuesin shqiptar

2 Korrik 2024, 09:04Kulturë TEMA
“Ai ka lënë pas ende vepra të pabotuara!”/ Ndarja nga

Ndarja nga jeta e shkrimtarit të vyer shqiptar, Ismail Kadare, ka lënë pas trishtim por dhe shumë vepra të jashtëzakonshme të tij që i kanë mbijetuar dhe do t’i mbijetojnë kohërave.

I ftuar në “Zona Zero” në TOP News, Bujar Kapexhiu u shpreh se beson se Kadare ka lënë pas ende vepra të pabotuara.

“Është e dhimbshme sepse nuk do të ketë më krijimtari nga Ismail Kadare, por unë jam i sigurt që ka ende vepra të pabotuara që botuesit e tij do të kujdesen që të botohen.

E kujtoj që në moshë të re kur e kam takuar që herë të parë, dhe ai padyshim e emancipoi lexuesin shqiptar.

Ai tregoi sesi duhet shkruar dhe padyshim leximet e veprave të tij do të jenë një nga çastet më të këndshme për lexuesit”, u shpreh ai. A.K./TemA

3 Komente

  1. B
    Besnik Mustaf Matohitja

    Ja, shif ty, Mehdi Malkon, Sahale Brrishen, e plot gomere te tjere dhe e kupton se sa e ka emancipuar "leçitesin" shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. f
      flase

      Nuk e besoj se eshte keshtu si thote ky Kapexhiu. Une kam lexuar Kadaren dhe dikur i thoshe Dhoqine e me pas Doruntine; kam degjuar kadaren nqe u thoshe te larguarve nga Shqiperia "jashteqitja e kombit" dhe pas ca ditesh u be vete jashteqitjeduke akuzuar nje oficer sigurimi H.H. se gjoja e ndiqte; harroi kur thirri punonjesit e sigurimit vete e e nxorri nga jeta djalin e Janulles ! Une kam degjuar tek DW ne vitin 2001 qe thoshte per te larguar nga Shqiperi si pjesa qe pastroi vendin etj etj ect ect...Une nuk jam as poet e as shkrimtar qe te nisem nga konkurenca me Ismahilin, am nje gje eshte sot. Pushtetin e popullit e zoterojne ata qe jane kunder ti dhe po e çfrytezojne ne palce, prandaj perkrahin te gjithe njeri tjetrin deri ne vdekje. Do kete ndryshim, del pyetja? Kurre me. Njerezit jane kthyer ne gjallesa dhe nuk mundet kurre me te jene bashke; te perçare, pa familje, sundimi do ti tundoje sa te jene gjalle Keta padronet e fituan luften !

      Përgjigjjuni
      1. k
        kirurg

        Kadare nuk ka lënë asnjë vepër të pabotuar. Përkundrazi, ai ripunoi dhe i përmirësoi pothuaj gjithë veprat e tij, me dorën e tij dhe i botoi të ripunuara sa qe vetë gjallë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje