Abaz Hado, kritik arti, është shprehur se shkrimtari Ismail Kadare e bëri Shqipërinë një komb aristokrat.
Komentet Hado i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Kadare, i cili ndërroi jetë sot, qëndroi në një poltron të jashtëzakonshëm që asnjë politikan nuk e arrin dot.
Ai tregoi gjithashtu se Kadaresë i ishin ofruar edhe poste të larta shtetërore, siç ishte ai i Presidentit, të cilin shkrimtari e refuzoi.
“Shkrimtari më i madh që ka njohur ky truall prej kohësh, një nga talentet më të mëdha që ka nxjerrë letërsia shqipe. Ai ka ditur të bëjë një art që në tregoi të gjithëve ne dhe politikën, që artisti të qëndrojë larg politikës, ta shohë e ta sulmojë politikën, ta drejtojë politikën me qëndrimin e vetë. Kadaresë iu ofruan edhe poste politike të larta, por nuk pranoi.
Iu ofrua post ii Presidentit në kuptimin e përfaqësimit, por ai gjeti më të përshtatshme që roli i tij do të ishte më dominant atje ku qëndroi, në atë poltroon të jashtëzakonshëm ku nuk arrin dot asnjë politikan dhe e bëri kombin shqiptar një komb aristokrat. Edhe jeta e tij dhe mënyra si u lidh me botën tregoi se është një aristokrat i vërtetë i letërsisë shqipe. A.K./TemA
ceeeeeeeeeeeeree hibrit ? Attenzione ; shperthyn halet .
Hoxha ti lexoj kuranin ne arabish ,,,,si ja lexuan babajt te kombit Ismail Qemalit,,,
Te gjithe aristokrate, vetem ti paske shpetuar