“Iu kundërvu idealit të ‘njeriut të ri’ që u propagandua nga komunizmi”, mikesha e afërt e Kadaresë, Alda Bardhyli: Iku përgjithmonë, pa dramacitet ashtu si besonte

2 Korrik 2024, 09:44Kulturë TEMA
“Iu kundërvu idealit të ‘njeriut të ri’ që

Mikesha e afërt e Kadaresë dhe studiuesja e njohur e letërsisë, Alda Bardhyli ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh që mbylli sytë në moshën 88-vjeçare.

Teksa ka ndarë një foto të tyre të shkrepur 4 vite më parë, studiuesja Bardhyli shkruante se në bisedat e tyre Kadare i shprehte shqetësimin për kulturën, gjuhën shqipe dhe letërsinë.

Ajo e cilëson Kadarenë si njeriun që iu kundërvu me forcë idealit të “njeriut të ri” të propaganduar nga regjimi komunist dhe veprat e tij përfaqësojnë një Shqipëri fantastike, të cilën e ndërtoi sipas përfytyrimit ku besonte duke skicuar të ardhmen e shqiptarëve.

“Në kopshtin e Luksemburgut 4 vite më parë. Pas kafes dhe orëve të shkrimit në kafe Rostand, Kadare ecte i vetëm në hapësirat e këtij kopshti të madh të letërsisë.

Shqipëria ishte pjesë e bisedës sonë, ashtu si shkatërrimi, për një botë që po hynte drejt mbylljes së pandemisë.
Shqipëria, kultura, gjuha shqipe, letërsia do të ishin shqetësimi i tij i vazhdueshëm gjatë gjithë këtyre viteve që kam pasur fatin të jem afër tij!

Ai ishte lidhur fort pas gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar, besonte në idealet humaniste europiane, duke qenë plotësisht i vetëdijshëm se shqiptarët ishin dhe mbeteshin pjesë e pandashme e modernizimin europian, pavarësisht pengesave , rrethaneve fatkeqe…i bindur thellësisht që mendësia, shpirti dhe besimi Shqiptar ishin Europianë, tej gjeografisë.

Ai iu kundërvu me forcë idealit të “njeriut të ri” të propaganduar nga regjimi komunist dhe veprat e tij
përfaqësojnë një Shqipëri fantastike, të cilën e ndërtoi sipas përfytyrimit ku besonte duke skicuar të ardhmen e shqiptarëve.
Kadare ndërtoi me veprën e tij një Shqipëri moderne, krenare dhe kaq të bukur në sytë e miliona lexuesve në gjithë botën…
Një Shqipëri që na e la sot, teksa këtë mëngjes iku përgjithmonë, pa dramacitet ashtu si besonte”.

3 Komente

  1. V
    Veli Stafa

    pO KWTW NJERIUN E SOTEM KU TA FUTIM NE NJERI TE RI MESATAR APO TE VJETER ?

    Përgjigjjuni
    1. 1
      13

      Hoxhallaret ti kendojne kuranin ,,,sipas trdites myslymane ,,,,qofte i xhehnetit ,,,,

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetar i zakonshem

        Në fakt ,vdekja natyrale nuk e shuan dot një personazh si Kadareja. Kur lexojmë veprat e një shkrimtari ne komunikojmë me të . Këtë koncept e ka dhënë në pezi komshiu I Kadaresë , Agolli që thotë. Dhe kur të jeshë mërzitur shumë....... ......në raft të librave kërkomë..... .....Aty I fshehur do jem unë....... .......në ndonjë varg a ndonjë shkronjë..... Prandaj them që nuk shuhen të tillë mëndje të ndritura me vdekjen natyrale .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje