
Nga Ylli Demneri
Më kujtohet Ismail Kadareja duke shëtitur mbi trotuarin nga krahu i hotel Dajtit me hap të ngadaltë e me duart e kapura mbrapa. Pothuajse çdo ditë rreth orës 13, kur ne dilnim nga shkolla. Herë i shoqëruar, herë vetëm. Kisha vënë re se kur pëshpëritej « që i kishte punët keq» dilte me të shoqen, Helenën.
Ashtu si Stanisllavski që shkruante, se ndjeheshin të lumtur kur mendonim se bashkë me ne, diku në Iasnaja Poliana, jetonte Tolstoi, më kujtohet, se të njejtën gjë kam menduar kur isha student, në lidhje me Kadarenë.
Më kujtohet të kem menduar se pa bukurinë e gjuhës, stilit e formës së veprave të Kadaresë, jeta jonë do të kishte qenë një varfëri shkretëtire. Leximi i romaneve të tij ishte një lloj mbijetesë morale, ashtu siç shkruan Primo Levi në librin « Se questo è un uomo », ku thotë se në kampet e përqëndrimit të laheshe çdo ditë në ujin e turbullt të një lavamani të qelbur ishte një veprim praktikisht i padobishëm nga pikëpamja e higjienës dhe shëndetit, por jashtëzakonisht i rëndësishëm si shenjë vitaliteti dhe i domosdoshëm si mjet i mbijetesës morale.
Fragmente nga libri «Më kujtohet», 2011
----------------
Kuadër nga dokumentari «Kur flasim për poezinë» realizuar në vitin 1984 për mbrojtjen e
diplomës (plane të xhiruara me kamera të fshehtë).

Tani do ndjekin Belulet ne foto e rrenat e tyre!?
Respekt përjetë për Kadarenë! U prehtë në paqe! P.S. po ky ylli demneri cili është ?
Me kujtohet Babai dhe Nena ime duke shetitur perball Hotel Dajtit me hap te ngadalte dashurie me krahet hedhur njeri tjetrit te cilet kane kontribuar për shoqerine shume me teper se sa ky Qofte i Xhenetit nese nuk i ka hyre ndonjerit ne qafe
Te lumte, Ylli. E kisha lexuar doracakun tend plot vlera, por kete fragment e kisha harruar. Ne jetuam ne kohen qe mund te quhet neser "Koha e Kadarese".
Kadareja ka qene pjes e sistemi komunist qe u rit u edukua dhe perfitoi shum nga ky regjim ! Ska qen kure opozitar dhe ase u ndeshkua kure per kete.Parisin e vizitoi shpesh si nje lagje Tiraane! Ndaj u takon ta respektojne te gjthe ata qe u sherbeu por jo i GJITHE POPULLI SHIPTARE . si njeri ngushellime familjes
o Trim, do e kesh marrë ketë emër në kohë të demokracisë se në kohën komunizmit do të kesh qenë në lepur me dy këmbë! Lexo se çfarë shkroi i madhi Kadare! Po e kuptove mbase mund ta kuptosh pse ke qënë lepur në atë kohë dhe trim në këtë kohë.
Kadare nje njeri shpirt kazem. Duketq qe e ka shpirtin te nxirre. Nuk pranoj dashurine e te riut me vajzen por e degdisi. A thua se kush ishe familja e tij. Ai i pari duhej te ishte denuar. Ai shkruajti me servilizem dhe po me servilizem perqafoj demokramutin. Ky idhte kadareja nje njeri i vogel, pa shpirt. Ai nuk e njihte te bukuren, pasi ishte nje shejtan..ai nuk ishte kominist por servil i turpshem. Keshtu e shtyu jeten bicim lepyresi. Ato qe e quajne njeri te madh, ta mbajne ne shtepi te vet.
Pse me mllef o frikacak? Ndoshta s'pate kurrë guxim të bëje atë që bëri ai dhe sot nuk ja fal dot vetes por gjen fajtor Kadarenë ...
Jane turrur tere "korifejte" e kombit, kush e kush te shprehet sa me fort me stilin "kadarean" qe te shprehin oqeanin e hidherimit qe ka pushtuar ata dhe kombin. Sa universale (fjale qe e kish perzemer i ndjeri) shprehja: Per te vdekurin, kurre nuk flitet keq" Edhe u, si komentuesi "Trimi": Si njeri, ngushellime te sinqerta familjes!
Po kameran e fshehte ne 1984 nga e gjeten xhanem?! Filip Cakulli atehere nuk kish nisur pune as tek Hosteni?! Gallate pa pare. Lereni te vdekurin rehat, o milet-mizerje.