"Një monument për Kadarenë në Gjirokastër", Flamur Golemi: Do nisim procedurat, bëri shumë për këtë qytet

2 Korrik 2024, 15:21Kulturë TEMA
"Një monument për Kadarenë në Gjirokastër",

Qyteti i tij i lindjes, Gjirokastra ka hapur librin ngushëllues ku të gjithë turistët, lexuesit e tij apo dhe ata që e kanë njohur mund të lënë shënimet e tyre.


Një rrugë mban emrin Kadare, ndërsa bashkia do të nisë procedurat për ngritjen e një busti të Kadaresë në një nga sheshet kryesore të qytetit.

“Po the Kadare ke thënë Gjirokastra e po the Gjirokastra ke thënë Kadare. Është momenti të nisim procedurat për të pasur në një shesh kryesor monumentin e Kadaresë sepse ka bërë shumë për qytet.

Ai e meriton monumentin e tij në Gjirokastër. Do të bashkëpunojmë dhe me ministrinë e Kulturës", tha Flamur Golemi në një intervistë për Report Tv.

Librat e ngushëllimit janë vendosur tek pazari i vjetër por dhe tek shtëpia e Kadaresë.

Shkrimtari i madh shqiptarë u nda nga jeta më 1 korrik 2024 dhe do të përcillet nesër për në banesën e fundit me një ceremoni shtetërore varrimi që do të mbahet në Tiranë.

3 Komente

  1. e
    e po...

    Mundesisht e ngrini me larte se busti i Çerçizit dhe Bules e Persefonise, se Kadare ka luftuar edhe me djalin e Janulles. Koha e kaçoleve dhe betoneve pa din.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Po, beri shume per Gjirokastren, beri shtepine e tij!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adili

        Busti i Ismilit ,,te jet perball me xhamin e qytetit ,,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje