
Nga Shpresa Torollari ( Hudenishti)
Nje tjeter veper e cmuar i shtohet qytetit tone te bukur, Pogradecit. Edhe kete radhe me penen e tij te arte dhe mendjen e ndritur , shpirtit patriot dhe atdhetar, studiuesi dhe botuesi i madh pogradecar Muharremi boton librin e radhes “Pogradeci, nje guide ndryshe”.
Nuk eshte hera e pare qe Muharremi shkruan per vendlindjen e tij.Per te sjelle fakte te verteta ben germime neper arkivat e vendeve fqinje apo edhe me gjere si dhe ato vendase.Keto libra jane krenari e thelle pasi percjellin me se miri mesazhin e forte sidomos per brezin e ri qe asgje te mos harrohet. Por ky liber ka dicka tjeter te vecante. E vecanta e tij eshte se cdo gje eshte vene ne gojen e nje udherrefyesi imagjinar dhe ciceronit qe tregojne aq bukur dhe me krenari per Pogradecin.Kjo sherben si nje guide turistike per te promovuar vlerat turistike te qytetit tone, Pogradecit sic shprehet edhe Ai vete.Ne kete liber flet cdo rruge dhe rrugice,gur dhe kala,fushe apo lume. Secila prej tyre ka nje histori te veten qe duhet zbuluar dhe degjuar.Me se miri ate e ilustron edhe me foto te ketyre vendeve. Dhe e gjithe kjo behet per mos humbur gjurmet ,per te kujtuar nga vijme dhe per te zhvilluar edhe me shume vendin shprehet autori.
Muharremi iu ben thirrje qytetareve qe te vijne dhe ta vizitojne kete vend te bukur me histori te lashte. Libri nuk ka brenda tij vetem letersi apo histori por edhe arkeologji,shkence,gjeografi,biologji,gjuhesi,gjeologji.
Libri eshte i ndare ne disa kapituj dhe midis tyre gjen ura lidhese nga shprehje te njerezve te njohur vendas apo te huaj qe i pershtaten me se miri librit.
Kapitulli i pare i kushtohet nje teme shume interesante,asaj te ruajtjes se identitetit kombetar duke e pastruar nga emertimet e huazuara sllave. Dhe pikerishte ketu gjejme emrat Hudenisht-Hadaj, Memelisht-Memaj,Tushemisht-Mertiraj etj. Dhe jo vetem kaq por te gjithe emrat e zones.Kete e mbeshtet edhe tek nje dokument i vitit 1937 i cili flet per ndryshimin e emrave sllave ne shqip por qe u shfuqizua nje vit me vone. Ai iu ben thirrje institucioneve shteterore dhe lokale qe keto emra te zevendesohen me emra shqiptare pasi kjo eshte me e mira per nje popull dhe identitetin e tij. Kete e mbeshtet edhe tek nisma qe u mor rreth viteve 1980 ku u ndryshuan shume emra ku shembull eshte Bucimasi qe thirret edhe sot Bucimas dhe jo Starove. Muharremi shprehet: “Gjurmo nga e shkuara vemendshem,jo vetem cfare eshte bere por edhe ne vazhdimesi cfare duhet bere.”Kjo do te thote qe ai kete amanet e ka edhe per trashegimtaret e ardhshem.
Ne kapitujt e tjere udherrefyesi imagjinar i njeh turistet me bashkine e Pogradecit,siperfaqen e saj, numrin e popullsise,rruget kryesore,krojet,qendrat spitalore,lartesine mbi nivelin e detit etj.Tregon per perpjekjet e hershme te patrioteve dhe atyre ne vazhdimesi per perparimin e qytetit. Nje komb pa histori eshte asgje.
Pastaj udherrefyesi i con vizitoret buze liqenit te Pogradecit,liqenit qe aq bukur shkroi Lasgushi, iu rrefen per krijimin e tij,mitet dhe legjendat qe tregojne per kete liqen kaq perrallor dhe unik, gatimet,veshjet tradicionale,folklorin e rralle. Vazhdon udherrefyesi me Malin e thate. Gurin e Kamjes apo Gurin e Nikes,liqenet akullnajore,pyjet halore, floren e pasur dhe faunen e zones. Vlen per tu vleresuar fakti qe disa prej tyre i krahason me vende te ngjashme qe gjenden ne vende te ndryshme te botes. Ajo qe kisha harruar dhe me erdhi ne kujtese por njekohesisht edhe keq eshte edhe humulusi nje bime e rralle qe kultivohej vetem ne Pogradec por per fat te keq nuk eshte me. Humulusi sherbente si lende e pare per prodhimin e birres nje prej birrave unike shqiptare, pse jo dhe me gjere,bime e cila rritet edhe ne nje zone te Frances. Autori ndjen keqardhje te thelle ashtu si te gjithe ne pogradecaret.
Ne nje kapitull tjeter autori pyet:”Cfare na kane bere te paret tane?”
Pikerisht ketu Muharremi perseri i rimeshon me force trashegimise nga te paret,vazhdimesise ne breza qe asgje te mos harrohet. Vlereson bashkejetesen fetare,kishat dhe afresket, Rrugen Egnatia dhe mbi te gjitha qytetin e vjeter te Pelionit me varret e mbreterve te famshem ilire qe ne vitin 1996 u pranua ne UNESKO. Dhe ciceroni yne ketu me plot krenari na flet gjithe pasion per kete qyteterim te lashte.
Por udherrefyesi imagjinar sigurisht qe nuk ka harruar te na tregoje edhe pasurite nentokesore te qytetit Pogradecit dhe rrethinave perreth,ky qytet i bekuar nga Zoti me minerale te shumta dhe pasuri ujore te bollshme. Ai mendon se ia ka arritur qellimit te tij.Te promovojme vlerat turistike te qytetit tone te bukur, Pogradecit.
Udherrefyesi i lumtur ben edhe nje lutje te fundit per te rinjte pogradecare por jo vetem, qe jane larguar nga vendi dhe kane marre rruget neper bote:”Duajeni vendin tuaj,emigrimi te jete qellim i perkohshem dhe nje dite te vini te investoni ne vendin tuaj dhe mbi te gjitha ju te gezoni te mirat e tij.”
Lini një Përgjigje