Premiera e Operës Don Pasquale, në TKOB Tiranë

19 Dhjetor 2022, 18:19Kulturë Gerti Zajmi

 

Premiera e  Operës Don Pasquale, në TKOB Tiranë

Don Pasquale është një opera komike e zhvilluar në tre akte nga Gaetano Donizetti dhe me një libret nga Giovanni Ruffini. Ajo u shkrua në kohën kur Donizetti u emërua drejtor muzikor i oborrit të Perandorit Ferdinandi të Parë të Austrisë, nga 66 opera të kompozuara nga ai, kjo është e treta nga fundi.

Pas 64 viteve Opera Don Pasquale vjen Premierë në Tiranë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Në kastin e datës 15 Dhjetor 2022, vijnë sipas roleve: solisti bariton Xhieldo Hyseni (Don Pasquale), soprano Nina Muho (Norina), tenori Christian Collia (Ernesto), baritoni Artur Vera (Malatesta) dhe Erlind Zeraliu (Noteri), nën dirigjimin Simon Krečič dhe regjizorit Mariano Bauduin. 

Don Pasquale është opera që ne mund të shohim në dhomën e pritjes të traditës sonë, tërësisht në një ambient të mbyllura duke përdorur kopshtin për serenatat e tenorit dhe kuzhinën për muhabetin e shërbëtorëve.

Nga ana tjetër, Skenografia dhe Kostumografia qëndrojnë tërësisht rreth viteve pesëdhjetë, por mjediset dhe ndryshimet e skenës lëvizëse shumëfishohen në të gjitha nuancat e pafundme të ngjyrës gri dhe bardh e zi.

 

Në aktin e parë

Aria e Malatestës që i përshkruan Don Pasquales nusen që ai dëshiron, është "Bella siccome un angelo", në shqip “E bukur si një engjëll”. Artur Vera në rolin Malatesta,  i zgjuar, i butë dhe dinak, ishte brenda rolit të karakterit të personazhit duke lëvizur në skenë me hijeshi. Zëri i tij me një volum modest dhe me një muzikalitet ne qartesinë e tingujve komik, e këndoi arien e tij me plot finesë.

Reagimi i Ernesto-s ndaj tradhtisë së supozuar të Malatesta-s, ishte “Mi fa il Destino mendico”, në shqip “Fati më bën lypës”. Zëri i tenorit të ri në moshë Christian Collia, ishte i dizenjuar mirë, i lirshëm por i sforcuar në notat e larta ende pak i papjekur, shfaqi një prezantim të bukur pa probleme në karaktetin e personazhit që debutoi.

Norina në arien e saj, “So anch’io magica la virtù”, në shqip “I njoh edhe unë virtytet magjike”. Soprano Nina Muho, tashmë një këngëtare e përkryer në kulmin e karrierës së saj, në artikulimin e frazës me një zë lakonik, brilante në notat e larta, por në plastikën e saj shkathtësia skenike nuk ishte aq e dukshme.

Në aktin e dytë

Ernesto shfaqet i vetëm duke vajtuar për fatin e tij. Ai vendimin e tij për t'u larguar e konsideron si "Cercherò lontana terra", në shqip “Kërkoj një tokë të largët”. Duke zënë vendin e tij, "Noteri", shkruan një kontratë martese, siç diktohet nga Malatesta dhe Pasquale, “Fra da una parte”, në shqip "nga njëra anë", ku Don Pasquale lë trashëgimi të gjithë pasurinë e tij që të menaxhohet nga Sofronia nusja e re.

Noteri, tenori Erlind Zeralia edhe pse me pjesëmarrje të vogël ishte shumë argëtues.

Don Pasquale tmerrohet nga transformimi i gruas së tij, ndërsa Malatesta dhe Ernesto mezi i fshehin makinacionet e tyre.

Xhieldo Hyseni, e zotëron rolin e Don Pasquale, duke interpretuar me zë të timbruar qe rezonon në hapsirë bukur dhe mjaft potent. Në teksturën disi të ulët për të, duke u strehuar herë pas herë në të folur.Ai e trajton shkrimin e Donizettit me rezultate te jashtëzakonshme me siguri do ta degjojm në Opera të tjera.

 

Në akti i tretë

I përhumbur para grumbullit të bizhuterive e fustaneve të blera dhe shumë shpenzimeve nga Norina, Pasquale thërret “I diamanti, presto, presto”, në shqip “Diamanti, shpejt shpejt”, shfaqet Norina, e cila është bërë gati për të shkuar në teatër. Ai përpiqet të debatojë, por Norina nuk i kushton vëmendje. “Signorina, in tanta fretta”, “Zonjës, ku po shkon me kaq nxitim”. Ajo i përgjigjet, “Via, caro sposino”. Shko, i dashur bashkëshort”. Debati përfundon me Norinën, e cila e godet me shuplak Pasqualen “plak”. Skena e mirëzgjedhur, ku këngëtarët kënduan me shumë bashkëfajësi dhe përkushtim nga regjisori talentuar Maestro Mariano Bauduin.

Me radhë, “Che interminabile andirivieni”, në shqip “Çfarë vajtje-ardhje e pafundme”, pjesëmarrja e korit prezantohet me muzikalitet dhe homogjenitet te shkëlqyer.

Pasquale komploton hakmarrjen e tij me ndihmën e Malesteta-s, “Aspetta, aspetta, cara sposina”, në shqip “Prit, prit, grua e dashur”, këtu ndërveprimi ritmik i këngëtarëve është shumë i saktë.

Ernesto i këndon dashurisë së tij për Norinën ndërsa pret ardhjen e saj “com'è gentil”, në shqip “Sa e sjellshme”, bukur dhe me elegancë me shoqërimin e korit fantastik jashtë skene. Më në fund del Norina, dhe shprehin dashurinë e tyre “Tornami um dir che m'ami”, në shqip “Më thuaj edhe një herë se më do”. Momente të bukura muzikore magjepsëse nën drejtimin e orkestrës se TKOB Maestro Simon Krečič herë-herë me nota të forta, komike, arrin të mbajë në mënyrë perfekte pamjen dhe gjallërinë e kryeveprës së Donizettit.

Dhe ne kemi arritur në fund, ku të gjithë janë pajtuar, se del morali i gjithë historisë është të mos martohesh në pleqëri, pra zbulohet në një kuartet lozonjare “La di tutto questo moral”, në shqip “Morali i gjithë kësaj”.

Në fund duartrokitje të forta dhe të gjata nga publiku prezent në sallë.

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje