Presidenti Begaj viziton Shtëpinë Muze "Kadare", përkujton shkrimtarin për 90-vjetorin

28 Janar 2026, 12:30Kulturë TEMA
Presidenti Begaj viziton Shtëpinë Muze "Kadare",

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë në përkujtim të tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

Kreu i Shtetit vlerësoi veprën e Kadaresë dhe kontributin e tij përmes letërsisë në njohjen ndërkombëtare të identitetit dhe historisë sonë.

“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria. Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore”, – vlerësoi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit theksoi edhe rëndësinë e përcjelljes së kësaj vepre te gjeneratat e ardhshme. Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës me rastin e ditës së lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare:

 “Muza e Kadaresë ishte Shqipëria.  Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore. Sot, në 90-vjetorin e datëlindjes, vizitova muzeun e tij në Tiranë, shtëpinë ku ai shkroi pjesën më të madhe të veprave.

Besoj se ne duhet të edukojmë fëmijët e të rinjtë që të vijojnë letërsinë e mrekullueshme të tij”.

A.K./TemA

1 Komente

  1. a
    absurd pa fund ne vilajet

    Cfare humori i erret: Baromi i qemotit, midis librave te gjeniut boteror.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje