Prof Gjovalin Gjadri ka projektuar dhe ndërtuar urën e vjetër të Rrogozhinës e cila u ndërtua gjatë vitit 1945.
Në 15 Tetor të po atij viti Prof. Gjadri dorezoj në Institutin e Shkencave dhe Ministrinë e Ekonomisë studimin me titull:
“Aplikimi ne praktike, i konstruksionit te urave me tuba hekuri te vendosur njeri siper tjetrit që ndihmon ne realizimin e strukturave tepër të qendrueshme dhe ekonomike”
Këtë studim të tijin Prof Gjovalin Gjadri e aplikoj në ndërtimin e projektimin e Urës së Rogozhinës ( e cila paraqitet në fotografinë e postuar) si edhe atë të Hasan Beut ne Berat.
Instituti i Shkencave dhe Ministria e Ekonomise ne nje shkrese zyrtare te dates 26 Nentor 1945 e klasifikojne kete studim si nje shpikje ne Shkencën e Inxhinierisë Shqiptare.
(Dokumenti origjinal ndodhet ne arkiven e Prof Gjovalin Gjadrit, si dhe në Arkivin Qendror Teknik.të Ministrisë së Ndërtimit.
/egondhegjovalingjadri/
Kam qene kalama kur kalonim me autobuze ne vitet 60 dhe me gjithe meritat qe ka,pa ofenduar do te thosha qe ka qene nje ure alla shqiptarshe qe te jepte dhimbje koke,sepse ishte vetem nje kalimshe,,pra makinat e krahut tjeter duhej te prisni deri edhe 10-20 minuta qe te merrnin rradhen nga qe ishte ure shume e gjate..Kam degjuar qe ing.i nderuar e projektoje me dy linja,por personat medioker te zbritur nga malet qe morren pushtetin per kursim thane qe te behej vetem me nje kalim ,mbasi per ata e rendesishme ishte fakti qe lejonte njerzit dhe karvanet me mushka dhe gomer te leviznin nga te dyja krahet,kurse levizja e makinave te pakta ne numer ishte dytesore.Respekte per inxhinierin.