Mira Murati, anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave, shefe e teknologjisë (CTO) i OpenAI-së, e vlerësuar ndërkombëtarisht si një eksperte shumë e respektuar në fushën e inteligjencës artificiale, nis një startup (sipërmarrje të re), Thinking Machines Lab (Laboratorin e Makinës së Mendimit).
Startup-i synon të ndërtojë sisteme të AI-së që janë më të kuptueshme, të personalizuara dhe më të afta se ato ekzistuese.
Mira Murati ka shprehur entuziazmin e saj për Thinking Machines Lab, që do të përqendrohet në avancimin e kërkimit dhe zhvillimit të AI-së.
Sipërmarrja e re është pritur me entuziazëm brenda komunitetit të teknologjisë dhe shumë ekspertë presin me padurim më shumë informacion rreth planeve dhe nismave të saj.
Mediet shkruajnë se në rrugëtimin e startup-it lidershipi dhe ekspertiza e Muratit do të jenë pa dyshim një forcë shtytëse pas suksesit të tij. Me Thinking Machines Lab, Murati synon të shtyjë kufijtë e kërkimit dhe inovacionit të AI-së dhe kontributet e saj mund të ndikojnë thellësisht në të ardhmen e teknologjisë. /ash/
Lini një Përgjigje