Violinisti i njohur Tedi Papavrami feston 54-vjetorin e lindjes

13 Maj 2025, 14:09Kulturë TEMA
Violinisti i njohur Tedi Papavrami feston 54-vjetorin e lindjes

Tedi Papavrami lindi në Tiranë në 1971. Ai u lidh me violinën që në moshën katërvjeçare. Më pas studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ka ndikuar mjaft në të ardhmen e tij artistike, shkruan KultPlus.

Në moshën 8 vjeçare, interpreton “Arie Bohemienne të Sarasate me orkestrën Filarmonike të Tiranës dhe tre vjet më vonë Koncertin e parë për violinë të Paganini-t. Ai ishte shume i talentuar dhe i ati besonte shume te talenti i tij. Ky i fundit ishte i vendosur qe Tedi te behej dikush ne jete Në shtator 1982, falë flautistit Alain Marion, qeveria franceze i ofron një bursë studimi në Francë ku studion pranë Conservatoire National Superieur de Musique në Paris, nën drejtimin e Pierre Amoyal.

Në vitin 1985 fiton konkursin “Rodolfo Lipitzer” në Gorizia, në 1986 fiton me unanimitet “Çmimin e parë të Konservatorit të Parisit, në vitin 1987 merr diplomën e Konservatorit të Losanës. Më pas ndjek studimet muzikore nën drejtimin e Zino Francescati e Viktori Mullova. Në vitin 1992 vlerësohet nga Sacem me çmimin “George Enescu” dhe në 1993 fiton çmimin e parë dhe çmimin special të publikut në konkursin ndërkombëtar “Sarasate “ në Pamplona.

Tedi krahas karrieres se tij si violinist ka perkthyer veprat e Ismail Kadarese pas vdekjes se Jusuf Vrionit ne vitin 2002 dhe luan personazhin kryesor ne filmin Kronike provinciale. Ai ka interpretuar në Evropë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker,etj. Ka interpretuar nën drejtmin e dirigjentëve të njohur si K.Sanderling, C.Hogwood, A. Pappano, L.Langree, G. Varga, Z.Macal, J.C.Casadesus, etj. Në stinët 2000-2001 ka interpretuar me Orchestre Philarmonique de Nice, Orquesta Sinfonica de Galica, Orchestre Philarmonique de Liege, etj si dhe ka zhvilluar disa turne në Japoni me “24 capricci” të Paganinit dhe është ndër të paktët violinistë që interpreton integrale. Artisti i gjithanshëm Tedi Papavrami interpreton rregullisht repertorin e muzikës së dhomës së bashku me P.Bianconi, H.Sermet, M.Rubackyte, P.Meyer, E.Lesage, R.Oleg, G.Hoffman, etj. /KultPlus/

3 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Për ata që janë aratisur skam asnjë lloj keqardhje dhe nuk tregon trimëri por idiotizëm.Morën në qafë familjen.U dënuan u internuar të gjithë si familje,dhe gjithë fisi,u vranë në kufi dhe prëse?Ne si jetonim?Fshati im është afër kufirit me Greqinë.Mamaja ime greke është nga një fshat afër fshatit tim dhe mund të ikshim kur të deshim.Kishim njerëz në Greqi,Amerikë dhe nuk ikëm.Pse?Sepse babai kishte motra vëllqzër kushërinj etj etj dhe ikja jonë do shkaktonte tragjedi.Pra nuk ikëm.Ligji të vriste të merte jetën.Pra gabim ishte ligji ...Tokat tona ishin ngjitur me vijën e kufrit.Shpesh dilnim e shikonim fshatin e mamasë.Që mos zgjaten kurë nuk do e merja ata rrugë për të shkatëruar ata që do mbeteshin.Hedhe kur u hap kufia viti 1992 ne nuk shkuam nga mali në fshatin e mamasë por shkuam nga dogana...Papavrami u bë i madh vërtet por mund të bëhej edhe në Shqipëri.Po familja a pati pasoja?Pati.Atëhere çmë duhet mua të jetoj mirë e familja të vuajë nëpër burgje dhe kampe internimi?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liria eshte gjeja me e shtrenjte ne jete

      Ti nuk je talent si Tedi Papavrami, por njeri i zakonshem qe as prish, as ndreq pune. Ti je mire kudo, mjafton te mbushesh barkun atehere dhe xhepin sot. Prandaj mire ke bere qe ke ndenjur ne fshat, se do kishe marre me qafe familje e te aferm dhe nuk do te kishe ndritur gje andej matane. Papavrami eshte artist dhe per te Shqiperia ishte e pamjaftueshme (per te mos folur per regjimin e kohes). Artistet jetojne ne boten e tyre. Po te kishte lindur pas 1990-s ai do te kishte ikur me pasaporte ne xhep, si shume talente te tjera qe Shqiperia, po edhe shume vende te tjera, nuk i mbajne dot. Njeriu e zgjedh vete se çfare do te beje ne jete dhe ku do te jetoje. Ndersa ai regjim vendoste se ç'do te bente njeri e tjetri e ku do te jetonte, po ashtu si duhej te mendonte e te fliste. Per fat te mire regjimi i kishte lejuar prinderit e Papavramit te shoqeronin te birin. E pesuan gjysherit, qe i internuan ne pleqeri, nuk i burgosen, u sakrifikuan qe nipi i tyre te behej ai qe eshte sot. Per fat te mire ai regjim ra pak vjet pas arratisjes se Papavramit, qe beri buje te madhe ne Tirane atehere dhe pershpejtoi edhe ajo fundin e regjmit.

      Përgjigjjuni
    2. p
      pordhe me rigon.....

      Papavraami lujti shume pjese muzikore botnore,por kurresesi nuk pati mundesine qe te luante nje.... "tsamiko"!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje