Promovohet libri i Halil Ramës për ‘Mehdi Lucën, emblemë e qytetarisë dibrane’

20 Korrik 2025, 17:30Kulturë TEMA
Promovohet libri i Halil Ramës për ‘Mehdi Lucën,

Është promovuar në Tiranë libri i fundit i Halil Ramës kushtuar figurës së Mehdi Lucës, i cilësuar si emblemë e qytetarisë dibrane.

Në fjalën e mbajtur, autori i librit, vlerësoi dhe përmendi një sërë intelektualësh dibranë të fushave të ndryshme duke u ndalur më gjerë te figura e Lucës dhe jeta e tij që nga Lufta e Dytë Botërorë deri pas 90-ës.

Të pranishmën në promovim, profesor Petrit Bara, Zv.rektor i Universitetit Luarasi dhe Bujar Kapexhiu, Nderi i Kombit, vlerësuan kontributin e autorit të librit si edhe figurën e Lucës.

Për Mehdi Lucën u vu në dukje roli i tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, si nëpunës finance në disa ndërmarrje dhe drejtues i komitetit te fizkulturës në Dibër./balkanweb/

1 Komente

  1. M
    MAJAKOVSKI

    Mehdiu I ndjere ka qene njeri I mire, I dashur, I respektuar dhe qe respektonte te tjeret pra nje qytetar normal sic jane dibranet. POR ta cilesosh EMBLEMA e QYTETARISE dibrane eshte shume shume e zmadhuar. Se pari Mehdiu erdhi ne Peshkopi nga Lura e njerzve shume te mire e te zgjuar. Jam shume I bindur qe ta kishin cilesuar EMBLEME te qytetarise dibrane ne te gjalle, ai burre do ta kishte hedhur poshte sepse ndjehej krenar qe ishte lurjan. Mire Petrit Bara qe eshte nga ana e tij ka shume per te thene. Me çuditi Bujar Kapexhiu qe as nuk e ka njohur kur flet per Mehdiun e nderuar. Mos u tallni me njerzit ne varr o “ shkrimtari” Halil …

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje