Punime në manastirin e Ardenicës, monument kulture i kategorisë së parë

5 Maj 2025, 14:16Kulturë TEMA
Punime në manastirin e Ardenicës, monument kulture i kategorisë

Në manastirin e Ardenicës prej një muaji po punohet për restaurimin e pjesës perëndimore.

Është Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, që mbështet punimet në tërësi dhe që dha alarmin për ndërhyrje urgjente, pasi, për shkak të kohës, por edhe të tërmetit të 6 viteve më parë, muret janë plasaritur ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje dherash.

Punimet restauruese, përveçse në strukturën murale dhe drusore, përfshijnë edhe ndërhyrje në konakët e manastirit, restaurimin e dyshemesë, si dhe  pastrimin e figurave përgjatë perimetrit të kishës. 

Manastiri i Ardenicës i tipit bizantin-ortodoks, ndodhet në kodrën e fshatit Kolonjë të rrethit të Lushnjës, mes një pylli me pisha dhe selvi. Në vititn 1964  ai u shpall monument kulture i kategorisë së parë dhe mbrohet me ligj. 

/rtsh/

Lini një Përgjigje