Shkodra u mbush me muzikë, elegancë dhe atmosferë magjike, ku Swing Marathon riktheu për të shtatin vit radhazi festën më të veçantë kulturore të Jazz-it në Shqipëri.
E organizuar nga Hemingway Fan Club Albania, ky aktivitet i dha Shkodrës një atmosferë krejt ndryshe.
Rreth 300 pjesëmarrës u nisën nga Tirana me trenin e Jazz-it, të veshur me stilin retro të viteve ’20-’30, për të përjetuar një udhëtim të mbushur me performanca live, muzikë swing dhe nostalgji artistike.
Të pranishmit e konsideruan këtë një eksperiencë unike, e cila duhet jetuar si një nga përvojat më të veçanta.“Shumë i bukur, shumë emocionues si gjithmonë. Është viti i katërt dhe çdo vit është super.”
“Kjo është eksperienca e parë për mua në këtë event. Udhëtëmi na shkoi shumë mirë, kemi patur disa ndalesa, pritja ka qenë shumë e mirë, ka patur edhe turistë të huaj që kanë ardhur nga vende të ndryshme, por ka patur edhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.”
“Shumë bukur, fantastike, një përvojë unike.”
“Kjo është hera ime e parë dhe mendova se si e ka humbur herë e tjera.”
“Kjo është perfekte, është hera e dytë që e provoj në tren dhe mendoj se kjo është një ndër përvojat më të mrekullueshme në Shqipëri. Është super! Ne duam këtë traditë, kulturën. Ishte perfekte dhe shpresoj që edicionet të vazhdojnë.”
Pas mbërritjes në Shkodër, festa u zhvendos në pedonale, ku qyteti u transformua në një skenë të hapur artistike.
Mbrëmja kulmoi me një after-party në hollin e teatrit, ku ritmet e Jazz-it vazhduan deri në orët e vona. Swing Marathon është një event që Shkodra e pret me krahë hapur çdo vit, duke e kthyer qytetin në një pikë referimi për artin, stilin dhe mundësinë e një kohe të mrekullueshme. /rtvklan/
Lini një Përgjigje