Rama: Albanian Night, ndër destinacionet më të dashura të kryeqytetit (VIDEO)

4 Korrik 2025, 20:13Kulturë TEMA
Rama: Albanian Night, ndër destinacionet më të dashura të

Albanian Night, një hapësirë kulturore në zemër të Tiranës, është kthyer në një nga destinacionet më të dashura të kryeqytetit, shkruan atsh.

Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama, i cili ndau pamje nga performancat në Albanian Night, teksa shtoi se “vizitorët përjetojnë magjinë e historisë shqiptare përmes muzikës, valleve dhe ushqimit tradicional”.

Qendra Kulturore “Albanian Night” vendos në dispozicion të artistëve e artizanëve shqiptarë, një hapësirë e cila përmbledh trashëgiminë kulturore nga tërësia e trevave shqiptare në një ambient të vetëm, në zemër të Tiranës, prej më shumë se 2500 metra katrorë sipërfaqe.

Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.

Lini një Përgjigje