Rama: Ndërhyrja në Bibliotekën e qytetit, xhevahir që i shtohet gjerdanit të monumenteve të kulturës së Elbasanit

29 Mars 2025, 08:40Kulturë TEMA
Rama: Ndërhyrja në Bibliotekën e qytetit, xhevahir që i

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se rikonstruksioni i Bibliotekës së qytetit do të jetë një xhevahir që i shtohet gjerdanit të monumenteve të kulturës së Elbasanit.

I pranishëm në aktivitetin e prezantimit të projektit të Automotoparkut në Elbasan, Rama u shpreh se, si pasojë e moti ky aktivitet u mbajt në Bibliotekën e qytetit, e cila do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të rëndësishme.

“Ky aktivitet mbahet në sallën ku 90 vite e kusur më parë u vu në dispozicion të komunitetit nga një familje e vjetër e Elbasanit, mes shumë të tjerash, që i ka përkitur rrethit kulturor të kësaj bashkësie, e cila bleu tokën dhe ndërtoi këtë godinë që njihet historikisht si Biblioteka e qytetit”, tha Rama.

“Këtu ne duam që të bëjmë një ndërhyrje të rëndësishme përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e para për t’i rikthyer kësaj godine gjithë atë shkëlqimin si një monument i mirëfillte kulture dhe për të krijuar një destinacion të librit që të ketë çka është ruajtur këtu, por të ketë brenda edhe kohën e re, teknologjinë e kështu me radhë”, theksoi kreu i qeverisë.

Pra, shtoi Rama, “nga një projekt shumë i madh dhe ambicioz që do të jetë një motor i shtuar në ekonominë kombëtare, tek një projekt i vogël dhe lokal që do të jetë një tjetër xhevahir që i shtohet gjerdanit të monumenteve të kulturës së Elbasanit, i nxjerrë nga kjo lloj situate këtu me një fqinj atje në formën e një ndërtimi absurd që i është ngjitur në kurriz edhe do t’i ndajmë”.

“Ecim më tutje për të çuar më tej atë vizionin e e bashkimit të Tiranës me Elbasanin dhe e bashkëngjitjes së Elbasanit me Tiranën si një gjymtyrë e një metropoli që tashmë, gjithmonë e më shumë po merr formë si metropoli i dekadës së ardhshme me qendër Tiranën me dalje në det në Durrës, me shtrirje në verilindje në Dibër edhe me këtë krah në Elbasan, ku ndërkohë kalojnë edhe infrastrukturat e rëndësishme siç është edhe rrjeti evropian i korridoreve, Korridori 8 që ne e përfshimë në rrjetin evropian në samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë në 2023-in”, u shpreh Rama.

5 Komente

  1. Q
    Qinoni

    O Rame kur do te shpallesh Benito Musolinin patriot te shquar dhe ti ngresh nje bust siç ti di.Hajd pra se nuk je vone.Shquhesh per keto karr..iqe ti ,ndaj merre dhe kete hap se ,nuk ke ndonje ndryshim te madh nga Salqiu,ndaj dhe Amerika te mban fort e kur te shkosh rreth te 80-tave ka me te bo edhe ty person non grata,jo per denim se Sala i gezon te gjitha por per ti hedhur hi syve ketij kodosh populli qe nga socializmi kaluan ne mesjete.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini.

      ÇJANE KETO SHKRIME,E DIME QE SHKRIMIN NA E ka servirur tema po emrin e atij qe ka dhuruar tere ate ndertese nuk na e thotr TURP.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        sa gjuhe e keqe turkarabishtja, fjalori ramazonit ka shume fjala turke.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatkeqesi historike

          Kur flet kjo qenie me formim teper te deformuar njerzor, per biblioteke, eshte njelloj sikur flet islamisti, per humanizem.

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta tjeter

            Sigurisht qe e ke fjalen per babain tend shpirteror Sali Berishen ! Ai po eshte vertet nje deformim njerezore duke filluar qysh nga trupi, ecja, psikologjia , fytyra e deri tek shpirti . Fatkeqesi historike kombetare .

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje