Restaurimi i veshjeve tradicionale në Gjirokastër, mjeshtrit e zonës po punojnë për kostumet tradicionale që tërheqin turistët

16 Dhjetor 2024, 15:48Kulturë TEMA
Restaurimi i veshjeve tradicionale në Gjirokastër, mjeshtrit e

Në Gjirokastër dhjetëra kostume traditcionale janë duke u restauruar prej mjeshtrave lokalë e njëherazi po frymëzojnë krijimin e kostumeve të reja sipas modeleve origjinale. Gjirokastra me shtatë zona etnografike kishte të zhdukur pothuajse deri tek ekzemplarët e fundit më shumë se dhjetë kostume të zonave të ndryshme.

Lizeta Hatika që po risjell në jetë elementë të veshjes të disa zonave prej vitesh realizon qëndisjen e tyre për porosi që vijnë nga grupet  folklorike, emigrantët dhe qytetarë që i kanë rikthyer ato si pjesë e ritualeve të festave dhe dasmave.

“Pjesa më e madhe e porosive vijnë nga emigrantë jashtë Shqipërisë të cilët bëjnë porosi për evente të ndryshme familjare. Vitin e kalur dhe sivjet janë bërë shumë porosi për fejesat dhe dasmat që ata bëjnë në vendet ku jetojnë.”

Sipas saj ngjyrat dhe motivet origjinale të këtyre veshjeve shekullore duhen kuruar nga ekspertë të etnografisë për të mos patur deformime ndërsa së fundi ka edhe përpjekje për risjelljen e materiale origjinale.

“Duhen përpjekje akoma më të mëdha dhe duhet të mblidhen komisione apo grupe etnografësh të cilët janë të njohur në këtë fushë për të vënë në vend çdo gjë që ne kemi si pjesë e trashëgimisë kulturore. Rëndom po shohim që po deformohen shumë kostume.

Ka përpjekje për të krijuar materiale autentike siç kanë qenë dikur. Janë disa artizanë që e kanë marrë shumë seriozisht dhe kanë filluar të punojnë ato materiale ashtu siç kanë qenë fijet dhe materialet e linit dhe shajakut.”

Vitet e fundit kostumeve të grupeve folklorike i janë rikthyer elementë të rrezikuar të traditës që nga kalcat e burrave, bohçatë e grave, përparëset, shamitë, këmishat dhe opingat e qëndisura. Ekspertët pranojnë se me vitet shumë materiale po ndryshojnë për shkak të humbjes së prodhuesve të shajakut e përpunuesve të leshit por besohet se humbja e pandalshme e elementëve të trashëgimisë  që vihej re gati një dekade më parë tashmë është ndërprerë.

 

1 Komente

  1. S
    SHUME BUKUR

    KRAHAS KUJDESIT PER RESTAURIMIN E VESHJEVE TRADICIONALE - DUHET TE ZHVILLONI KONCEPTIN MBI ZHVILLIMIN E TURIZMIT -SE SI T'JA BENI QENDRIMIN ME TE KENDSHEM TURISTIT - QE NGA SHERBIMI - HOTELET QE TE PLOTESOJN PRITSHMERINE E TE HUAJVE-DUKE TREGUAR SE EDHE GJIROKASTRITET KANE KULTURE SI TE TJERET - POR EDHE PERGJAT QYTETIT DUHET TE KET WC PUBLIKE ( NUK KISHE KU TE SHKOJE NE WC -ME TREGOJ NJI CIFT GJERMAN ) OSE NE KALA: TE KET NJI DYQAN OSE MARKET TE VOGEL KU TE BLEJN UJE TE FTOHT PINE NJI KAFE -WC 6-7 DHOMA (JO NJI E DY )TE JEN MODEL SI NE Hotelet LLUKSOZE E MBAHEN AKULL TE PASTRA -SI KUDO BOTES . PRA JO TE FIKSUAR MBAS SIPERFAQSORES - NUK CUDITEN E KENAQEN NGA RROBAT TRADICIONALE -TURISTI I HUAJ KENAQET NGA KUSHTET QE I AFRON NJI QYTET PER T'U NDJERE SA ME KOMODE NE GJIROKASTER DHE TA SHIJOJ QENDRIMIN E VIJ PERSERI -NDRYSHE S'DUKEN ME ATY-PRANDAJ INVESTONI ATY KU DUHET SOT SEPSE KONKURENCA ESHTE E MADHE

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje