Rikthim, polifonia labe” në COD

3 Nëntor 2024, 16:56Kulturë TEMA
Rikthim, polifonia labe” në COD

Bilbil Vlora një nga interpretuesit më të njohur të muzikës qytetare me saze, u kujtua këtë të premte përmes aktiviteti “Rikthim, Polifonia labe” në Qendrën për Hapje dhe dialog.

Vlora ka kontribuar shumë në popullarizimin e këtij stili muzikor, duke sjellë në skenë tradita dhe emocione të thella që lidhen me jetën e përditshme dhe kulturën shqiptare.

“Mjeshtri Bilbil Vlora ishte talent i përmasave botërore. Kontributi i tij lidhet me fytyrën identitare që duhet të kishte qyteti shqiptar që po dilte nga periudha e pas shpalljes së pavarësisë. Kur qytetet shqiptare filluan që të formësoheshin si qytetet, lindi nevoja që të kishin një muzikë popullore. Bilbil Vlora e kishte të vështirë për pjesën e Labërisë, sepse qytetet e Labërisë ishin më pak të zhvilluara se qytetet e tjera. Ky bëri të njëjtën gjë. Të gjithë muzikën e bukur e mori dhe i shndërroi në një lëndë të parë muzikore, për Vlorën”, tha Vasil Tole, etnomuzikolog.

Aktiviteti u shoqërua me performancë muzikore dhe valle, ndërsa mjeshtrin Bilbil Vlora e kanë konsideruar si muzikantin e pavarësisë.

“Vepra mban brenda shpirtin e historisë, kujtesën e një populli he vazhdimësinë e një trashëgimie të çmuar. Kënga e Selam Musait që në vite është bërë simbol i krenarisë dhe qëndresës shqiptare vjen sot me një formë të re, e gjallë dhe plot shpirt”, u shpreh kompozitori Klodian Qafoku.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet u bënë dëshmitarë të një momenti që lidh të kaluarën me të tashmen, një rikthim që realizohet nga vet stërnipi I tij.

“E gjithë kjo fillon kur isha fëmijë dhe dëgjoja për stërgjyshin. Bëhesha shumë kurioz se çfarë ka bërë ky emër. Shkova në Korçë dhe dëgjoj për herë të parë zërin e tij dhe e kuptova madhështinë e tij. Të dëgjoje zërin e tij ishte diçka e papërshkruar”, tregoi Emanuel Tufa, stërnipi i Bilbil Vlorës.

Në aktivitet u paraqit Inskenimi i një kënge dhe valleje dhe të një kabaje toske me gërnetë, violinë e me saze, ndërsa u ekspozuan pllakat origjinale të gramafonit, si edhe fotografi të vjetra nga jeta dhe veprimtaria artistike e Bilbil Vlorës. A.K./TemA

6 Komente

  1. L
    Labi Selamit

    ATE DIT QE MBOLLA DRITH ,,,MU DOGJ GRUAJA NE BI,,,TH ,,,HALLAL JA KAM BER TE TERA ,SHYQYR QE I SHPETOJ V,,,,A

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site.....

      Teper mallengjyese nga ana e Manuel gyzelit pasi degjoi per kakarimat e sterrgjishit te tij....! Madje ka zera se edhe Manuel Makron u mallegjye....pune manuelash varu kkkkkkk!!!

      Përgjigjjuni
      1. k
        kirurg

        Po jo more profesor, jo! Qyteti i Vlorës ishte i vetmi "qytet" në atë krah (jugperëndim, Bregu), qendrat e tjera ishin fshatra pak më të mëdha se të tjerat. Vlora nuk kishte saze, si Erseka, si Shkodra, Elbasani... Këndohej labçe, kaq.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Marinela

          Profe leshi grekofil c'pret se do thote tjeter?

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sio...

          Sazet, mor akademik leshi, janë muzikë ciganesh, popullsi shetitese, ndersa leberit janë popullsi vendase e hershme që kanë kenget dhe vallet e tyre polifonike... S'ka asnjë lidhje midis polifonise labe dhe sazeve qe dhe keto janë te bukura...

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sio...

            Sazet, mor akademik leshi, janë muzikë ciganesh, popullsi shetitese, ndersa leberit janë popullsi vendase e hershme që kanë kenget dhe vallet e tyre polifonike... S'ka asnjë lidhje midis polifonise labe dhe sazeve qe dhe keto janë te bukura...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje