nga Joni Shanaj
Fitorja mbrëmë në Oscar's e djalit që quhet Sean Baker, lidhet disi indirekt me "fitoren" e ketij burrit qe mori para pak ditesh çmimin si autori i filmit me te dobet me filmin e tij te fundit me te cilin u mor 40 vjet.
Nuk di per cilin kurs te studenteve tane ne UART kam shfaqur nje nga filmat e Sean Baker para disa viteve, por eshte e sigurt se ndonje skene apo episod nga 'Tangerine' dhe 'The Florida Project' do e kem prezantuar per disa kurse deri me sot.
Cfare eshte e vecante me Baker, eshte qe nje nga filmat e tij me te mire, 'Tangerine' e xhiroi me telefon. Nuk di modelin e sakte te iPhone por i gjithe filmi u xhirua me tre te tille.
Kur them kete, nuk kam parasysh argumentin e ndonje IDIOTI se filmi u beka pa para dhe pa buxhet. Asnjehere thelbi i punes kinematografike nuk ka qene tek lloji i kamerave me te cilat xhirohet. Eshte patjeter gje qe perben interes per profesionistet e kamerave, por edhe ata vete me mire se kushdo, dhe sidomos ata e dine qe filmin nuk e bejne "hekrat" e ben mendja dhe sidomos zemra dhe shpirti i njerezve qe jane pas dhe para kamerave.
Ngjarja ne kete rast eshte se ka ardhur koha per shumecka te re ne kinema.
E reja ne film vjen nga eksperimenti i lire me formen, me menyren e te punuarit, me metoden por mbi te gjitha vjen nga FORMIMI i brendshem dhe zhvillimi i personalitetit te krijuesit dhe autorit.
Vetem PERSONALITETI krijues i forcuar dhe zhvilluar arrin te jape dhe prodhoje pune me vlere. Origjinaliteti i cdo autori dhe cdo vepre vjen nga sinqeriteti ne raport me punen dhe veten.
Keta jane hapat e pare te cdogjeje me vlere, pavaresisht produktit final.
Coppola me Megalopolis hapi rrugen me madheshtine e tij per nje kinematografi te re te pranuae nga Akademia. Ky cuni Sean Baker qe nuk ia kam pare filmin me te cilin fitoi dje njohjen zyrtare te Akademise, ndoshta kete te fundit e ka filmin me te dobet ose me sell out qe mund te kete bere si krijues. Nuk e di kete dhe as mund ta paragjykoj, por rendesi ka rruga se si shkoi drejt marrjes te disa çmimeve Oscar's!
Rruga per atje eshte ajo qe duhet te kuptojne dhe studiojne me te rinjte dhe me te vjetrit bashke qe te kuptojne te sotmen dhe fe ardhmen.
Eshte risia, integriteti, guximi dhe qejfi, deshira per te treguar dhe shfaqur veten dhe kreativitetin ne forma te reja. Eshte fleksibiliteti per te punuar si i pershtatet secilit, pertej shtrengimeve te "industrise", per t'u shprehur dhe formuar si autor apo per te krijuar secili rrugen e tij, pertej kufizimeve shtrenguese te disa traditave te renduara dhe te dala boje dhe kohe. Kete "detyre" ka jo vetem arti por edhe jeta e cdo e njeriu krijues serioz me investimin jetesor te tij. Nuk eshte te mesoje me vrap te konformohet sipas disa "rregullave" te vendosura nga te tjere qe nxitojne t'ia bejne gjithcka gjithnje e me kufizuese, percaktuesee komisione dhe gjykime nga njerez qe vetem me kreativitetin dhe krijimtarine nuk kane lidhje.
Ndaj fitorja e Sean Baker eshte fitore e rendesishme per cdo autor te lire krijues, jo per filmib qe mori 5 apo 6 Oscar's, por per punen dhe jeten e tij krijuese qe e coi deri atje.
Njejte me Francis Ford Coppola. Fitorja e tij nuk eshte Megalopolis qe per humor e kane shpallur filmi me i dobet i vitit, por fakti qe pasi ka treguar se di te beje gjithcka me artin e quajtur film, mbeti artist deri ne fund edhe duke djegur nje pjese te madhe te pasurise te tij, duke shitur kodra me vreshta ne Kaliforni, per te dhene nje film qe i hap dyert gjithckaje te re ne kinematografi. Kjo e re ne kinematografi ishte dhe njohja e mbremshme per nje djale me te ri qe vitet e fundit ka qene ne kulmin e tij.
Gjithesei padyshim filmi me i mire dhe me i rendesidhem i vitit te kaluar dhe ne kete Oscar eshte #DUNE te cilit i dhane mencurisht dy cmime shume te merituara.
Xhestet e Akademise jane gjithmone te mencura.
Nje shkrim i palexueshem. Google translate ?